Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë raportimit para komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, tha se tarifa e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nxitën investitorët e huaj që të prodhojnë në Kosovë.
Shala ka ritheksuar se vendimi për masën ndaj Serbisë që e ka marrë Qeveria e Kosovës, ka ndihmuar investitorët e huaj që kishin planifikuar të investojnë në Kosovë, duke marrë parasysh barrierat që i kishin vendosur Serbia dhe Bosnja.
“Unë besoj që kjo masë nuk i pengon investitorët e huaj. Mendoj se kjo masë bile shihet si nxitëse për një investitor, i cili planifikon të investoj dhe prodhoj në Republikën e Kosovës, duke ditur që këto dy shtete, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina përpos të gjitha barrierave tarifore dhe jotarifore që i kanë pasur në raport me Kosovën, çdo ditë të tyre kanë tentuar ta zhbëjnë edhe vetë qenien e Kosovës. Unë besoj që një masë e tillë atyre u ndihmon duke ditur se me çka janë ballafaquar prodhuesit para se të jetë kjo masë në fuqi duke ditur ndikimin që ka pasur tregu i këtyre dy vendeve në Kosovë“, ka pohuar Shala.
I pari i MTI-së gjatë raportimit ka folur edhe për investimet strategjike në Kosovë, ku tha se nga shkurti i vitit 2018 deri dhjetor të këtij viti në MTI janë pranuar 11 kërkesa për statusin e investitorit strategjik.
Por me ndryshimin e udhëzimit administrativ veç nga janari janë pranuar 12 kërkesa për investime, 9 janë për miniera, 2 të turizmit dhe 1 industri ushqimore.
Sqarime për këtë udhëzim administrativ ka kërkuar deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, ndërsa Shala në përgjigje e tij, tha se udhëzimi administrativ i kaluar ka qenë burokratik dhe ka penguar thithjen e investitorëve të huaj, prandaj përmes udhëzimit të ri që ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti janë krijuar më shumë lehtësira.
“Kam autorizuar të ndryshoj udhëzimi administrativ i cili pastaj i ka paraparë disa lehtësira dhe kjo është vërtetua tani si një mundësi më e mirë pasi që ky udhëzim i ri administrativ i ri në fuqi po shihet si mundësi më e mirë për thithjen e investitorëve strategjik në Kosovë…Udhëzimi i parë administrativ ka kërkuar garancione bankare nga banka që thirret m tri A e që ka shumë pak jo në Kosovë por edhe në Evropë, edhe ka kërkuar që garancioni bankar me hy në fuqi prej ditës kur aplikon e prej ditës që aplikon e deri sa mund të zgjidhet si investitor mund të shkoj deri në dy apo tre muaj, katër muaj varësisht nga plotësimi i dokumentacionit e kjo ka qenë kosto e jashtëzakonshme për një biznes..Janë paraparë disa lehtësia por edhe ky udhëzim administrativ vazhdon me i pas ato siguresat ”, tha Shala.
Anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar nga MTI dhe KIESA që përmes ndryshim plotësimeve në ligjin për investime strategjike të krijohen më shumë lehtësia për investitorët e diasporës shqiptare, por në këtë drejtim, Shala kërkoi ndihmë buxhetore më të madhe.
Deputetja e këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Doruntina Maloku shfaqi dilema e saj për mënyrën se si funksionon MTI dhe Ministria e Diasporës sa i takon thithjes së investitorëve të huaj.
“Kemi parë nevojën që të ulet tavani për investimet strategjike nga ana e bashkatdhetarëve, pjesëtarë të diasporës të cilët duan që nëpërmjet ligjit për investime strategjike të vijnë dhe të investojnë në Kosovë , sa keni bashkëpunuar me Ministrinë e Diasporës në këtë kuptim dhe si do i bashkërendoni punët në mënyrë që diaspora jonë të përfshihet në ligjin për investime strategjike për shkak se ata mendojnë që tavani është shumë i lartë“, tha Maloku.
Ndërsa ministri Shala tha se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë, prandaj nuk kanë paraparë ndonjë plotësim ndryshim.
“Varësisht në sektorët se ku i interesuar investitori të investoj është e përcaktuar me ligjin për investime strategjike nëse dëshirojmë ta ndërrojmë këtë vlerë minimale për tu kategorizuar si investitor strategjik në një sektor të caktuar atëherë neve na duhet të bëjmë ndërhyrje në ligjin për investime strategjike. Deri më tash ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë nuk mendojmë ose nuk kemi filluar me marrë ndonjë iniciativë për plotësim ndryshim të ligjit, nuk kemi kërkesa të tilla për ndryshim apo plotësim të këtij ligji”, tha Shala.
Deputetja nga LDK, Vjosa Osmani të parin e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë e pyeti edhe për projektin e Brezovicës, ndërsa ky i fundit tha se të interesuar ka por që ende nuk kanë pranuar ndonjë aplikim të cilin më pastaj do mund ta shqyrtonte ministria që ai udhëheq.
Shala po ashtu tha se janë duke punuar që në regjionet më të mëdha në Kosovë të ketë zona ekonomike, ku së fundmi ka pranuar një kërkesë nga Podujeva për një zonë ekonomike.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme ka raportuar edhe aplikimin në Organizatën Botërore të Tregtisë, ku tha se kanë aplikuar për statusin e vendit vëzhgues për t’u mundësuar më lehtë anëtarësimi./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame