Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka bërë të ditur se ministri Endrit Shala ka marrë pjesë në simpoziumin lidhur me investimet në Kosovë, të organizuar nga Klubi afarist France Albanie Bussiness (FAB) dhe Klubi afarist frankofon në Kosovë (KOCAF).
Ministri Shala tha se Kosova si një shtet i ri ka sfida të mëdha përpara vetës, të cilat kanë të bëjnë më shtetndërtimin dhe me krijimin e përvojave apo praktikave në mënyrë që të ecim hapave të sigurt të zhvillimit. Ai shtoi se qeveria e Kosovës po bën hapa të rëndësishëm në adresimin e këtyre sfidave.
“Raporti i fundit i Bankës Botërore ka treguar se ne si MTI kemi bërë reforma të thella në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe Kosova renditet e 10-ta në botë sa i përket regjistrimit të biznesit”, theksoi Shala.
Gjithashtu ai shtoi se sot, ne jemi në krijim e sipër të një infrastrukture moderne ligjore e cila është në përputhje me të gjitha direktivat evropiane.
“Në Kosovë kemi një sistem taksiv më të lehtë dhe më të gjerë në rajon, që po na bën më atraktiv për investitorët e jashtëm. Kosova po vazhdon të krijojë zona ekonomike më të gjithë infrastrukturën përcjellëse për t’iu ofruar kushte sa më të mira bizneseve që janë të interesuara të punojnë në Kosovë. Për Kosovën vendet frankofone, sidomos Franca është ndër partnerët kryesorë politikë dhe ekonomikë të vendit dhe jam i lumtur sot t’ju them se kemi krijuar hapësirë për të rritur bashkëpunimin ekonomik, përmes krijimit të kushteve që këta investitorë ta kenë Kosovën një vend ideal për investime”, potencoi Shala.
Ai bëri të ditur edhe faktin se tashmë është jetësuar Ligjin për investime strategjike dhe se investitori i parë tashmë ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe së shpejti do të fillojë investimin në energji me erë. Më tej, ministri Shala sqaroi se Ligji për investime strategjike përmban lehtësira administrative, procedurale dhe investitorët potencialë e kanë rrugën e hapur.
Ministri Shala gjithashtu u shpreh i kënaqur se do të ketë së paku një investitor francez, që do të hyjë si investitor strategjik në kuadër të Ligjit për Investime Strategjike, i cili do të investojë në energji të ripërtritshme, e që do të ndikojë direkt në arritjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të arrijmë njëzet për qindëshin e prodhimit të energjisë së ripërtritshme, por po presim edhe më shumë.
Krahas investimeve strategjike, ministri Shala ripohoi se është duke punuar shumë që të rritet tregtia me vendet frankofone dhe tanimë kemi iniciuar bashkëpunimin me vendet e EFTA-së, ku kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe së shpejti do të hapim negociatat për marrëveshje të tregtisë së lirë me këto vende.
Sipas, ministrit këto iniciativa shkojnë paralel me marrëveshjen e stabilizim asociimit që e kemi nënshkruar me Bashkimin Evropian, prandaj jemi të interesuar që të gjitha barrierat tregtare që ekzistojnë në mes vendit tonë dhe vendeve frankofone t’i eliminojmë, në mënyrë që të rrisim tregtinë dhe të balancojmë raportin tregtar. Po ashtu, si prioritet i përhershëm i MTI-së, sipas tij, është bashkëpunimi me ministritë tjera për adresimin e nevojave të bizneseve në mënyrë që të përgatitet fuqia punëtorë në përputhje me kërkesat e tyre.
Në fund të fjalimit të tij, ai edhe njëherë i inkurajoi investitorët dhe këtë forum që të gjejnë mundësinë për të investuar në Kosovë. “Ju them me përgjegjësi të plotë se për çdo lloj vështirësie që keni, unë dhe MTI do të jemi avokati juaj për çdo problem që shfaqet në afarizmin tuaj. Ne do të jemi të gatshëm dhe pranë jush në çdo moment për t’i aprovuar të gjitha kërkesat tuaja dhe t’i japim zgjidhje çdo problemi eventual”, ishte përkrahja dhe inkurajimi i ministrit Shala për investitorët në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë