LAJMI I FUNDIT:

Sfarqa: LDK i solli Ferizajt 20 milionë euro investime për dy vite

Sfarqa: LDK i solli Ferizajt 20 milionë euro investime për dy vite

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka thënë se për shtatë vite të qeverisjes nga PDK, Ferizaj nuk shquhet për asnjë projekt të rëndësishëm, ndërsa me qeverisjen e LDK-së për më shumë se dy vite, Ferizaj ka përfituar nga niveli qendror 20 milionë euro investime kapitale.

“Ferizaj ka vuajtur për investime gjatë 7 viteve të qeverisjes së PDK-së në nivel qendror, ku nuk është investuar në asnjë projekt që do të mbahet mend. Gjatë viteve të qeverisjes së LDK-së, kemi përfituar 20 milionë euro vetëm për investime infrastrukturore. Kemi përfituar 10 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të futbollit, si dhe projektin e madh për ndërtimin e spitalit rajonal të munguar për Ferizajn, i cila do të shërbej për 350 mijë banorë të këtij rajoni”, ka thënë Sfarqa, i cili është kandidat i LDK-së, për rizgjedhje në krye të kësaj komune.

Sfarqa ka thënë se në këtë komunë kemi ofruar 600 mijë euro për subvencionimin e kamatave, prej të cilave janë siguruar 2 milionë euro financim për sektorin e bujqësisë dhe përpunimit.


“Për alternativën qeverisëse të LDK-së nuk ka nevojë vetëm Ferizaj por e gjithë Kosova. Gjatë qeverisjes së LDK-së në nivel lokal dhe qendror Ferizajt i është kthyer funksionaliteti, përmes investimeve që kanë ardhur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministritë përkatëse, për çka e falënderojmë kryeministrin e deritanishëm z. Isa Mustafa”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, gjatë një takimi me banorët e Komogllavës.

Ai ka thënë se bizneset hoteliere të Ferizajt janë shumë cilësore dhe kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve nga të gjitha komunat e Kosovës.

“Në fushën e turizmit, investimet private nga afaristët e suksesshëm janë bërë atraktive për banorët e Ferizajt por edhe gjithë Kosovës”, ka thënë ai.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se është vështirë me qenë parti konkurruese me LDK-në dhe Muharrem Sfarqën në Ferizaj

“Zgjidhja për Ferizajn është LDK dhe Muharrem Sfarqa për kryetar të komunës. Ju e keni pasur njeriun që ka punuar me përkushtimin më të madh për Ferizajn, që ka qenë i devotshëm për qytetarët e tij dhe i përkushtuar maksimalisht në detyrat e tij në interes të komunës dhe qytetarëve”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori