Site icon Telegrafi

Sërish nuk votohet Projektligji për Festat Zyrtare, Konjufca: Siç duket nuk ka marrëveshje mes komuniteteve

Kuvendi i Kosovës sërish nuk ka votuar Projektligjin nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky ligj është i interesit vital dhe se për miratimin e tij duhen votat e 2/3 të pakicave.

Propozuesi i këtij Projektligji, deputeti Fridon Lala propozoi që kjo pikë të shtyhet sërish në njërën prej seancave të ardhshme.

Pas kësaj kryerparlamentari Konjufca theksoi se si duket prapë nuk ka kushte që kjo pikë të votohet, dhe nuk ka marrëveshje mes komuniteteve . /Telegrafi/

Exit mobile version