“Gjuha e Kaltër” quhet sëmundja e ardhur nga Afrika e cila ka pushtuar të gjithë Ballkanin, sëmundja tashmë është shfaqur edhe në Kosovë. Sipas inspektimeve kjo sëmundje nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, por sjell dëme të mëdha në ekonominë blegtorale. “Gjuha e Kaltër” është një sëmundje e cila transmetohet tek kafshët nëpërmjet pickimit të insektit të llojit Colicoides. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), tashmë ka marr vendim për marrjen e masave për parandalimin e sëmundjes.
Sipas AUV-së, sëmundja e kafshëve “Gjuha e Kaltër” është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides. Nga kjo sëmundje sipas tyre preken kafshët shtëpiake (gjedhi, delet dhe dhit). Prej këtyre më e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet sipas zyrtareve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë shfaqen vetëm tek delja, ndërsa, gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.
Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se AUV i ka njoftuar të gjithë fermerët në vend për paraqitjen e sëmundjes së kafshëve “Gjuha e Kaltër” që ka prekura nga kjo sëmundje janë komunat si Prishtina, Kamenica, Novobërda, Gjilani, Shtërpca, Vitia, Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Ferizaj.
“Bazuar në udhëzimin administrativ nr. 28/2006. Për kontrollin dhe Çrrënjosjen e sëmundjes “Gjuha e Kaltër”. Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së ka nxjerr vendim, mbi masat që duhet ndërmarrë nga të gjithë akterët relevantë shtetërorë për të menaxhuar situatën në parandalim të përhapjes së mëtutjeshme të sëmundjes”, tregon Thaçi, duke shtuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar që ta kontrolloi dhe ta parandaloj në masën më të mirë të mundshme përhapjen e sëmundjes pasi që nga kjo sëmundje janë prekur të gjitha vendet e rajonit.
Thaçi tregon se kjo sëmundje nuk transmetohet nga kafsha të njeriu, po ashtu edhe nga kafsha në kafshë. Ndërkaq, sipas ligjeve në fuqi është marr vendimi për marrjen e masave mbrojtëse. “Të ndalohet lëvizja prej fermave të prekura, tregtimi, apo tjetërsimi i pronarit. Të mos lejohet hyrja e personave të paautorizuar në fermat e prekura. Kafshët e prekura të ndahen nga ato të shëndosha dhe të trajtohen. Të bëhet dezinfektimi dhe dezinfektimi i fermave, hapësirave rreth fermës dhe pajisjeve të fermave të prekura dhe atyre ne afërsi. Ngarkesat e kafshëve të ngordhura duhet të groposen në vendet e caktuara nga Komunat”, shpjegon Thaçi.
Ai apelon tek fermerët të cilët vërejnë ndryshime shëndetësorë të kafshët në fermat e tyre, në veçanti tek ata që kanë dele, të njoftojnë menjëherë praktikën private veterinare të licencuar dhe të lajmërojnë AUV-në.
“Praktikat private veterinare në të gjitha komunat e Kosovës duhet të raportojnë në AUV për secilin rast të paraqitur si të dyshuar. Të dhënat që kërkohen për fermën. Marrin mostrat e gjakut tek kafshët e dyshuara si të sëmura dhe i sjellin në laboratorin e AUV-së”, thekson Thaçi./FemaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker