Në kuadër të vizitës dhe takimeve në Prishtinë, kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka është pritur sot edhe nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, me të cilën kanë rënë dakord që të këmbejnë përvojën e turizmit.
Ministrja Bajrami tha se ka informuar kryetaren e Sarandës për turizmin dimëror të Kosovës dhe mundësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e këtij sektori. Ajo tha se i gëzohet faktit se shumica e kosovarëve i kalojnë pushimet në Shqipëri, veçanërisht në bregdetin e Sarandës.
Bajrami tha se bashkëpunimi nuk do të përfundoi me këtë takim, ‘sigurisht që është një agjendë e dakorduar për aktivitete të cilat do të avancohen në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë’, ka thënë ajo.
“Besoi se në të dy tregjet ka hapësirë për ndërmarrjet tona dhe për bashkëpunim ekonomik. Ne si institucione do të jemi gjithmonë në mbështetje të bizneseve për të forcuar komunikimin edhe nga ana e qeverisjes lokale në Sarandë, por gjithashtu edhe si institucione qendrore u pajtuam së bashku që të kemi vizitë me një delegacion të bizneseve në fillim të vitit të ardhshëm në bashkëpunim me ambasadën, pse jo edhe me komunat e Kosovës. Ka një fluks të madh të turistëve kosovar të cilët vizitojnë Sarandën… Mirëpo, ky delegacion po eksploron edhe mundësitë për të zhvilluar turizmin në Kosovë. Andaj, ne mund të jemi komplementar jo vetëm në këtë fushë, por edhe në fusha tjera, ngase Kosova ka potenciale të ndryshe dhe ka potencial sidomos për turizmin dimëror”, tha Bajrami.
Nga ana tjetër, e para e qytetit të Sarandës, Koka tha se Shqipëria dhe Kosova kanë potenciale të mëdha për turizëm, andaj, kërkohet një bashkëpunim më i madh në këtë drejtim për avancimin e këtij sektori.
“Diskutuam për agjendën në vijim edhe konsideruam këtë takim të sotëm vetëm si një takim të fillimit për ta bërë edhe më konkrete dhe më të shpeshtë kontaktet tona në vijim, me qëllim që të rrisim komunikimin tonë në fushën ekonomike, në fushën e turizmit, por edhe në atë njerëzore”, tha Koka.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili në gjithë takimet e kryetares Koka e ka shoqëruar atë, tha se mbetet me shpresë se do të ketë një bashkëpunim të frytshëm.
“Përcaktuam disa fusha ku ka interes të ndërsjellë, reciprokë, dhe kam bindjen ashtu si bizneset e Sarandës gjatën hapësira këtu në Prishtinë për të zhvilluar në të ardhmen aktivitetet e tyre, po kështu do të ketë hapësira për turistët dhe për bizneset e Kosovës për të gjetur veten në hapësirat e bizneseve jo vetëm në Sarandë, por edhe në Gjirokastër dhe në gjithë qarkun e Vlorës, i cili ofron mundësi bashkëpunimi me bizneset komplementare të Kosovës”, tha ambasadori Minxhozi.
Pjesë e këtij delegacioni nga Saranda, janë edhe disa sipërmarrës nga Shqipëria të cilat po promovojnë biznesin e tyre në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë