LAJMI I FUNDIT:

Sektori privat gjenerues i punësimit dhe zhvillimit ekonomik

Sektori privat gjenerues i punësimit dhe zhvillimit ekonomik

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, mbajtën një konferencë informuese me bizneset e këtyre komunave.

Kjo konferencë është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2016”, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kryetari Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, përfaqësues të ATK-së, Doganave të Kosovës, të KEDS/KESCO, si dhe përfaqësues të institucioneve komunale dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve të kësaj ane.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, shprehu zotimin e Qeverisë se Kosovës për të mbështetur vazhdimisht fuqizimin e sektorit privat i cili është gjenerues i vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Ajo tha se këto konferenca po i organizojmë për t’i diskutuar sfidat konkrete që i preokupojnë bizneset, në mënyrë që të ndërmarrim hapa të duhur institucionalë për të zgjidhur pengesat që shfaqen tek ndërmarrësit.


Bajrami i informoi afaristët se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në lehtësimin e punës së bizneseve, reduktimit të barrierave administrative dhe burokracisë, përmirësimit të qasjes në financa, dhe se po punohet më tej në rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore si dhe lehtësirave tjera për punën e bizneseve.
Ajo tha se MTI ka qenë dhe mbetet në shërbim të bizneseve sa i takon zgjidhjes së barrierave tregtare me vendet fqinje, me të cilat janë ballafaquar kompanitë kosovare, dhe kur ka qenë nevoja janë marrë masa reciprociteti, tha ministrja.

Ministrja përmendi edhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila lejon qasje në tregun evropian dhe ofron mundësi të mira për kompanitë prodhuese kosovare që të depërtojnë në tregje të reja në vendet e BE-së. Bajrami njoftoi bizneset edhe rreth projektit të certifikimit të produkteve, i cili ka filluar kohë më parë duke thënë se ky projekt ndihmon certifikimin e produkteve të bizneseve kosovare sipas standardeve ndërkombëtare të kualitetit.

Ministrja Bajrami u tha afaristëve që MTI do të jetë zë i fortë i mbështetjes institucionale për bizneset në vazhdimësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Evropiani më i pasur,

Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit

Botë
Kalo në kategori