Hidhuni në aksion dhe të jeni të sigurta, nëse i praktikoni këto këshilla, kënaqësia do të jetë më shumë se e mrekullueshme!
Lexoni se cilën pozitë duhet të zgjidhni për bërje më të këndshme dhe më kualitative të dashurisë, duke pasur parasysh gjithnjë atë që dëshironi ta arrini, transmeton Telegrafi.
Pozita më e mirë për të mbetur shtatzënë
Është e vërtetë që, së paku nga ana teorike, mund të mbeteni shtatzënë në cilëndo qoftë pozitë seksuale dhe pozita kurrë nuk bën të jetë e vetmja “mbrojtje” të cilën e përdorni që të pengoni shtatzëninë e padëshiruar. Nga ana tjetër, nëse kërkoni pozitën në të cilën do të keni shansin më të madh të mbeteni shtatzënë, pra, ajo është pozita klasike misionare (mashkulli sipër) duke e plotësuar me të ashtuquajturën “pjerrësi kombliku”, përkatësisht lëvizja e komblikut nga poshtë lart. Vënia e jastëkut nën prapanicë do t’ju ndihmojnë të ngrini komblikun, gjë që do t’u mundësojë “notarëve” të saj që më lehtë të arrijnë te vezoret tuaja. Gjithashtu, mos harroni edhe orgazmën tuaj, duke pasur parasysh që ajo shton shansin që të mbeteni shtatzënë.
Pozita më e mirë për arritje vetëbesimi
Në qoftë se keni probleme me vetëbesimin gjatë momenteve intime apo ndonjëra pjesë e trupit tënd është shkas i turpërimit dhe i frustrimit, ilaçi më i mirë për të gjendet vetëm në një mënyrë – ju të jini sipër. Ndërmarrja e iniciativës dhe e kontrollit nga ana juaj do të jetë jashtëzakonisht seksi për mashkullin tuaj. Fakti se ju pikërisht e merrni nën kontroll situatën do t’ju bëhet burimi kryesor i vetëbesimit. Mos u frikësoni të provoni pozita të ndryshme – natyrisht vetëm ato me të cilat ju udhëhiqni lojën.
Pozita më e mirë për kënaqje maksimale të femrës
Vajza, lexojeni mirë këtë tekst. Në të vërtetë, nëse duhet t’u besojmë ekspertëve të këtyre gjërave, pozita më e mirë për kënaqje maksimale të femrës është ajo të cilën me siguri kurrë nuk e keni provuar dhe e cila quhet “bashkim kojital”. Pozita e këtillë është pikërisht variacioni i pozitës misionare klasike dhe është njëra nga pozitat e rralla për të cilat ekziston dëshmi shkencore që, nëse bëhet drejt, i mundëson femrës të përjetojë orgazëm vagjinal gjatë bërjes seks. Bëhet në atë mënyrë që mashkulli “rrëshqet” me krahë para tuajave, ndërkaq marifeti është në atë që më shumë të fërkoni dhe të shtrëngoni rajonet e komblikut, më pak bëni “futjen” klasike seksuale. Mënyra e këtillë siguron stimulimin më të madh të klitiorisit, për ç’arsye shumë femra në këtë mënyrë mund të përjetojnë orgazmën.
Pozita më e mirë, në qoftë se ejakuloni para kohe
Mashkulli ulet në skaj të krevatit me shputa në dysheme. Femra mbështjell duart përreth qafës së tij, ndërkaq këmbët përreth belit të tij. Në këtë pozitë pothuajse nuk ka fërkime, ndërkaq partnerët me lëvizje të kërdhokullave përcaktojnë ritmin. Kjo pozitë është shumë e këndshme për femrën, sepse në këtë pozitë i shtrëngon pikat e ndjeshme të vagjinës dhe e stimulon pikën G. Në anën tjetër, kjo pozitë mashkullin nuk e stimulon shumë. Përqafimi fytyrë më fytyrë ia mundëson t’ju puthë dhe t’ju përkëdhelë, andaj ia largon vëmendjen nga penisi. Në këtë pozitë ejakulimi gjithmonë është më i vonshëm.
Pozita më e mirë që të mos ndieni dhembje
Në qoftë se gjatë marrëdhënies intime shfaqet dhembja, zgjidhje mund të jetë përdorimi i lubrifikantëve si edhe ajo që ju gjithmonë të jini sipër, në mënyrë që të mund ta kontrolloni situatën.
Pozita më e mirë, në qoftë se është i talentuar
Në të vërtetë, shpesh flitet që madhësia e penisit nuk është e rëndësishme, por ekskluzivisht ajo që mashkulli di të bëjë. Me vërtetësinë e këtij konstatimi me këtë rast nuk do të merremi, mirëpo gjithsesi mund të pajtohemi që vërtet është me rëndësi se sa mirë mashkulli “e përdor” penisin e vet, posaçërisht kur penisi i tij është i përmasave dhe vëllimit të madh. Prandaj, e vetmja pozitë më e mirë për rastin e këtillë kur mashkulli shtrihet në krah (anash), ndërkaq femra shtrihet në pozitë më të pjerrët se ai, me këmbë të hapura të cilat duhet të kapin trupin e tij. Kjo pozitë, edhe pse është e pazakonshme, ia mundëson femrës që të kontrollojë se sa “thellë” e dëshiron të depërtojë mashkullin, dhe njëkohësisht të mos ia prish kënaqësinë as vetes as atij.
Pozita më e mirë, në qoftë se e ka penisin të vogël
Absolutisht pozita më e mirë për këtë është në të cilën do të jeni ju sipër, mirëpo me një dallim të rëndësishëm nga pozitat klasike. Në të vërtetë, efektin më të mirë do ta arrini nëse “silleni” në të, në vend që të lëvizni lart poshtë, duke pasur parasysh që rrezikoni që të rrëshqasë (të dalë) nga vagjina, e me atë rast të lëndoni mashkullin. Edhe pozita misionare është e mirë, posaçërisht ajo kur mbani këmbët tuaja mbi krahët e tij. Kjo pozitë do të mundësojë penetrim më të thellë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t’i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme
Çfarë ndodh kur mashkulli sheh një femër të zhveshur?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë