LAJMI I FUNDIT:

Seks? Jo. Faleminderit!

Seks? Jo. Faleminderit!

Një përqind e popullsisë së botës është aseksuale. A keni dëgjuar për këtë?! Një fenomen që ka ngjallur debate mes psikologëve dhe seksologëve, madje secili nga ne mund ta ketë hasur në bisedat e tij të përditshme mes miqsh e mikeshash. Por, çdo të thotë të jesh aseksual? Nuk ndjen më tërheqje dhe zgjedh t'i thuash jo raporteve seksuale, apo kështu ke lindur?

Në jetën urbane" të bëri të dashuri një herë në ditë", duket sikur është slogani i preferuar për t’u thëne. Por, nga e thëna në të bërë, qëndron një mal i tërë! A janë aseksualët njerëz, për të cilët seksi nuk ka shumë rëndësi apo është pikërisht jeta moderne ajo që largon dëshirën për seks?! Një libër i botuar rishtazi në Britaninë e Madhe nga një autor kanadez, zbulon se zyrtarisht, 1% e botës e quan veten aseksual, përfshi këtu orientimet e ndryshme seksuale.

Përse ekziston aseksualiteti?
Prej vitesh tashmë ekziston një fenomen në rritje, që lidhet me mungesën e tërheqjes dhe përfshirjes në raport seksual. Sipas specialistëve, tre janë faktorët. Së pari, frika e ballafaqimit me emocione dhe përballja me një tjetër dështim shpirtëror, tipike e kohës ku jetojmë. Narcizmi, është një tjetër arsye, i cili bën që seksualiteti të investohet tjetërkund, mundësisht në rrjetet sociale. Dhe elementi i tretë, lidhet përsëri me frikën, këtë herë atë të llojit higjenik, me sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Lind apo bëhesh?
Bëhesh, kjo është ajo çka thonë seksologët. Por, vite më parë ky fenomen mund të ishte edhe fiziologjik, i cili lidhej ngushtë me moshën dhe rritjen e mosinteresit. Sot, 50 ose 60 vjeçarët, në raste janë më të motivuar për të rigjeneruar jetën e tyre seksuale me ndihmën edhe të viagrës. Ndaj, sipas specialistëve, ndryshimi në ditët e sotme ka të bëjë me një kategori të re, atë të 30 vjeçarëve, kryesisht meshkuj.Cila është jeta sociale e një aseksuali?
Refuzimi ndaj seksit ndikon në përgjithësi jetën e një njeriu të tillë. Një sjellje e tillë është kambanë alarmi për mekanizmin e sistemit nervor madje. Të bësh ose të paktën të përpiqesh të frenosh impulset seksuale, është e vështirë dhe stresuese, duke sjellë kështu një burim parehatie. Edhe pse në fillim mund të mos shfaqet e tillë, me kalimin e kohës mund të duket si një zgjedhje e natyrshme.


A është kjo një sëmundje?
Ky është një debat, për të cilin specialistët kanë mendime të ndryshme, duke nisur që nga kuptimi i fjalës sëmundje. Për një pjesë të tyre, aseksualiteti përfaqëson një lloj ndjesie si të qenit të sëmurë. Por, duke hequr dorë nga seksi, ky person mund të ndihet për një farë kohe edhe mirë. Nga ana tjetër, ekziston edhe një tezë britanike, për ta konsideruar aseksualitetin si orientimin e katërt seksual të njerëzimit, por kjo është ende një ide kontroverse. Sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet, ndaj specialistët propozojnë që fenomeni duhet të studiohet edhe më shume. Pra, si do të veprojnë pas dhjetë vitesh, këta 30 vjeçarë që sot i kanë thënë jo seksit? Tani për tani, aseksualiteti po konsiderohet një problem seksual dhe social, por me kalimin e kohës mund të jetë edhe patologji.

A dashurojnë aseksualët?
Këta persona dashurohen me idenë "bie në dashuri". Në të vërtetë, si pjesë e profilit psikologjik të narcizistit, duan pothuajse gjithmonë vetëm veten. Në rastet kur aseksualët përfshihen në një lidhje, largohen kur zbulojnë se personi pranë tyre nuk i përgjigjet idesë që kanë ata për një marrëdhënie. /Telegrafi/