Agjentët izraelitë besojnë se Mohammed Sinwar, njëri prej liderëve të Hamasit, specialitet i të cilit janë rrëmbimet dhe hyrjet nëpër kufijtë e huaj, që në vitin 2014 u shpall i vdekur, në fakt është akoma i gjallë dhe se ai e kishte organizuar sulmin e Hamasit në jug të Izraelit gjatë 7 tetorit.
Daily Telegraph citon burim të afërta me inteligjencën izraelite se vëllai i vogël i Yahya Sinwar, gjithashtu lider i Hamasit në Rrpin e Gazës dhe numrit 1 të terroristëve më të kërkuara nga ana e Izraelit, prej vitesh ka jetuar në fshehtësi nëpër tunele nën enklavën palestineze.
Ata pretendojnë se Mohammed Sinwar ka qenë ngushtë i përfshirë në planifikimin e sulmit të muajit të kaluar ku humbën jetën mbi 1.200 persona, duke shpresuar se rrëmbimi i qindra personave do të mund t’i shërbejnë për lirimin e rreth 5 mijë palestinezëve nga burgjet izraelite.
“Ai ishte 100 për qind thelbi i ekipit që planifikoi sulmet e 7 tetorit”, i tha të përditshmes britanike ish-kreu i departamentit kundër terrorizmit të Mossad.
Burimi tha se tre ose katër figura kryesore të Hamasit qëndrojnë pas sulmit.
“Për sa i përket udhëheqjes ushtarake, ai është shumë i rëndësishëm, është e sigurt që është ende gjallë”, ka thënë burimi i Daily Telegraph për të riun Sinwar.
Ai thuhet se ka ndihmuar në lirimin e vëllait të tij të madh nga një burg izraelit në vitin 2011, gjatë një shkëmbimi të madh të të burgosurve.
“Specialiteti i tij janë hyrjet ndërkufitare dhe rrëmbimet me qëllim të lirimit të të burgosurve”, tha Ronen Solomon, një analist i pavarur i inteligjencës dhe autor i blogut të Intel Times.
Solomoni ndoqi aktivitetet e Sinwarit më të ri për më shumë se dy dekada dhe mblodhi dokumente, fotografi dhe intervista, ndërsa mësoi më shumë për këtë person misterioz.
“Niveli i fshehtësisë rreth Mohammedit është i tillë që as banorët e Rripit të Gazës nuk e njohin më atë. Ai lëvizi fshehurazi dhe në një hapësirë të kufizuar për shkak të frikës së likuidimit izraelit. Gjatë dy dekadave të fundit, ai i mbijetoi gjashtë tentativave për vrasje”, tha Solomon.
Forcat izraelite thuhet se kanë shkatërruar shtëpinë e familjes së Mohammedit më 24 tetor 2004, pasi ai hyri në tunele nëntokësore pas një atentati të dështuar ndaj tij në vitin 2003.
Rreth dhjetë vjet më vonë, në kulmin e luftës së vitit 2014 midis Izraelit dhe Hamasit, organizata ekstremiste palestineze e shpalli atë të vdekur.
Hamasi më pas publikoi një video të Mohammedit të supozuar të vdekur të shtrirë në një shtrat të njollosur me gjak, por ishte vetëm një mashtrim pasi përdorej gjak artificial.
“Inskenimi i vdekjes së Mohammedit ishte pjesë e një misioni për të mbrojtur një nga “komandantët në hije” të Hamasit, tha Solomon.
Në atë kohë, Mohammedi nuk u pa në publik, dhe në maj të vitit të kaluar vetëm silueta e tij u shfaq gjatë një interviste për Al Jazeera në arabisht.
Ai nuk shkoi as në funeralin e babait të tij në janar 2022.
Jerusalem Post raportoi se Brigada e 7-të e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) bastisi një zyrë që i përkiste Mphammedit të premten, dhe “sekuestroi armë dhe pamflete të Hamasit”, por nuk e gjeti atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri