Pushteti gjyqësor nuk ka zgjidhje “ad-hoc” për procedimin e mëtutjeshëm të seancave gjyqësore, të cilat dita ditës po anulohen si shkak i rasteve pozitive me Kovid-19. Përveç mungesës së pajisjeve teknike për zhvillimin e gjykimeve online, pengesë më e madhe e gjykatave është mos ekzistimi i bazës ligjore precize për zbatimin e një procedure të tillë. Krerët e gjyqësorit në vend, përfshi edhe kryeprokurorin e Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski, gjatë periudhës së fundit e kanë theksuar nevojën për ndryshimet ligjore të ligjeve procedurale.
Nga sektori civil i cili e monitoron punën në gjyqësor shprehen se para shqyrtimit të mundësisë për gjykimet online duhet të merren parasysh më shumë çështje, me qëllim të mos pamundësohet zbatimi i standardeve të drejtësisë gjatë gjykimeve, si dhe shkeljet e plota të këtyre parimeve.
“Në këtë kontekst, patjetër është të merret parasysh natyra specifike e sistemit gjyqësor, si dhe funksionimi i gjykatave, të cilët nuk janë vetëm një organ i thjeshtë administrative, por se bëhet fjalë për shtyllë e një pushteti shtetëror. Kësisoj, bërja e paraleles mes funksionimit online të administratës shtetërore dhe gjykatave është shumë jo serioze dhe nuk i merr parasysh pasojat afatgjatë të cilët mund të shkaktohen si rezultat i parimit të ri të punës (online)”, thonë nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë.

Gjatë periudhës së fundit anulimi më i madh i seancave gjyqësore është vërejtur në Gjykatën Penalë të Shkupit, ku edhe po procedohen rastet e iniciuara nga ish-Prokuroria Speciale Publike. Rezultatet pozitive me koronavirus të një pjesë të të akuzuarve, siç janë Sasho Mijallkov, Martin Protugjer, Mile Janakievski dhe të tjerë ka ndikuar që gjykimet për “Target-Fortesa”, “Titanik” dhe “Organizatorët e 27 prillit”, të prolongohen për një afat 20 ditor. Ndryshe, në prill të këtij viti në Gjykatën e Kavadarit u zhvillua gjykimi i parë online në vend. Mirëpo, sipas kryeprokurorit Joveski, në këtë rast kishte pajtim nga vetë i akuzuari, si dhe bëhej fjalë për vepra të lehta penale. Përderisa raste e fundit të anuluar në GJPSH, kanë të bëjnë me një numër më të madh të të akuzuarve, gjegjësisht për vepra më të rënda penale. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve