LAJMI I FUNDIT:

Më se 4,000 pula të kontrabanduara i mbytën mizorisht në Tajlandë

Më se 4,000 pula të kontrabanduara i mbytën mizorisht në Tajlandë

Pamjet shqetësuese tregojnë se si, më se 4,000 pula janë hedhur në një gropë dhe janë mbytur mizorisht në Tajlandë, pasi u kapën derisa po kontrabandoheshin.

Banorët e shqetësuar, i kanë filmuar shpezët që përpëliteshin në ujin me baltë, ku u varrosën të gjalla, derisa po hidheshin nga autoritetet e një qendre të kafshëve në Songkhla, transmeton Telegrafi.

Këto pula ishin konfiskuar nga doganierët një ditë më parë, pasi u gjet se po transportoheshin ilegalisht nga Malajzia fqinje.


Autoritetet e sigurisë, konsideruan se ato janë të sëmura dhe mund të përhapin ndonjë epidemi, andaj u kërkua që ato të mbyten.

Mirëpo, ky proces është bërë kundër ligjeve për mbrojtjen e kafshëve, që kërkon ekzekutim pa dhimbje, në rast se vendoset që janë të infektuara deh përbëjnë rrezik.

Zyrtarët e qendrës që kryen eliminimin e tyre, duke i hedhur në një gropë, para se t’i mbulojnë disa prej tyre të gjalla nën dhe, insistojnë se atyre iu është injektuar një medikament, që i ka mbytur pa dhimbje dhe në qetësi. /Telegrafi/