Schalke gjithmonë ka qenë e specializuar në nxjerrjen e ‘diamanteve’ të futbollit dhe për shumkë rënia në Budnesliga 2 shihet si e paimagjinueshme, por duke shikuar keqmenaxhimin ndër vite, duket se ishte e pashmangshme.
Disa nga emrat më të njohur të futbollit gjerman dhe botëror kanë kaluar kah klubi Schalke 04.
Për talentët e tyre kishte folur edhe Karl-Heinz Rummenigge, duke thënë se ata është dashur të mbanin talentët e tyre dhe do të ishin shpallur kampion.
“Grupi i lojtarëve që kanë kaluar rininë e tyre është një nga më të mirët në Gjermani. Nëse ata do të kishin qenë në gjendje të mbanin shumë prej tyre, ata do të ishin shpallur kampionë të Bundesligës”.
“Ata kanë shitur gjithmonë lojtarë shumë premtues për të përmbushur nevojat financiare”.
“Disa nga lojtarët e tyre më të mirë u larguan edhe falas”, ka thënë Rummenigge, duke treguar keqmenaxhimin e klubit.
Më poshtë janë disa nga lojtarët më të famshëm që kanë luajtur te Schalke, disa prej tyre që nga fëmijëria.
Mesut Ozil
Ai erdhi në Schalke në vitin 2005 nga Rot-Weiss Essen. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2006, në moshën 17 vjeçae, ndërsa në vitin 2008 ai u largua te Werder Bremen për 5 milionë uro. Ai luajti 39 ndeshje, shënoi një gol dhe dha pesë asistime për ‘minatorët’.
Ilkay Gündogan
Ai ishte vetëm një sezon në Schalken, në vitet 1998-99, kur ishte tetë vjet. Më pas a kaloi nëpër SV Gelsenkirchen-Hessler 06, Buer dhe Bochum, duke bërë debutimin e tij në elitë me Nurembergun.
Max Meyer
Ylli gjerman, tani është në Koln, por ishte një nga lojtarët më premtues të Evropës kur debutoi në moshën 17-vjeçar për Schalken. Ai luajti 192 ndeshje, shënoi 22 gola dhe dha 23 asistime para se të largohej falas te Crystal Palace.
Joel Matip
Mbrojtësi qendror, kampion i Evropës me Liverpoolin, ishte në akademinë e klubit nga viti 2000 deri në vitin 2009. Felix Magath i dha debutimin në Bundesliga me 18 vjet. Ai luajti 258 ndeshje, shënoi 23 gola dhe dha 14 asistime para se të shkonte në Anfield, gjithashtu falas, në vitin 2016.
Julian Draxler
Ai erdhi në klub në 2001, me vetëm 8 vjeç dhe bëri debutimin e tij në vitin 2011, me 17 vite.
Felix Magath e bëri atë një dyshe të fortë me Raul Gonzales në sulm. Në vitin 2015 ai shkoi te Wolfsburg për 43 milionë euro. Ai te Schale luajti 170 ndeshje, shënoi 30 gola dhe dha 29 asistime.
Leroy Sané
52 milionë euro të paguara nga Manchester City në 2016 e bëjnë atë shitjen më të madhe në historinë e Schalke 04. Ai zbarkoi si fëmijë në Schalke në vitin 2011 nga Leverkusen.
Ai bëri debutimin e tij në Bundesliga në 2014, në moshën 18 vjeç, nën drejtimin e Jens Keller. Me ‘minatorët’ ai luajti 57 ndeshje, shënoi 13 gola dhe dha tetë asistime.
Kerem Demirbay
Një rast tjetër i ngjashëm me atë të Gündogan. Ai nuk bëri debutimin e tij në ekipin e parë.
Në fakt, në vitin 2007, pas tetë vjetësh në Akademi, ai shkoi te ‘rivali i përjetshëm’: Borussia Dortmund. Sidoqoftë, mesfushori tani i Leverkusen përfundoi duke bërë debutimin e tij në elitë me Hamburgun në vitin 2013.
Thilo Kherer
Ai ishte në akademi midis viteve 2012 dhe 2015. Në ekipin e parë në Bundesliga u mor në vititn 2016, me 19 vjet.
Kehrer luajti 59 ndeshje, shënoi katër gola dhe dha katër asistime para se të nisej për Paris Saint-Germain në vitin 2018 për 37 milionë euro.
Weston McKennie
Ai erdhi nga FC Dallas në vitin 2016 dhe kaloi vetëm një vit në akademi. Në vitin 2017, në moshën 18 vjeç, ai bëri debutimin e tij në Bundesligë.
Reprezentuesi amerikan luajti 91 ndeshje, shënoi pesë gola dhe dha shtatë asistime para se të shkonte në huazim te Juventusi verën e kaluar. ‘Zonja e Vjetër’ e bleu këtë vit për 18.5 milionë euro.
Manuel Neuer
Ai ishte, së bashku me Raúl González, ishin ‘gurthemeli’ i Schalke që fitoi Kupën E Gjermanisë dhe arritën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve 10 vjet më parë.
Gjatë gjithë trajnimit të tij, nga viti 1991 deri në vitin 2005, ai u zhvillua në akademinë e Schalkes. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë në vitin 2006, në moshën 20 vjeç. Ai shkoi në Bayern në vitin 2011 për 30 milionë, pasi luajti 203 ndeshje.
Leon Goretzka
Ai erdhi në Gelsenkirchen shumë i ri nga Bochum. Në fakt, ai bëri debutimin e tij në Bundesliga me ‘minatorët’ në vitin 2013, në vetëm 18 vjeç.
Ai shkoi si lojtar i lirë te Bayern në vitin 2018. Ai luajti 147 ndeshje, shënoi 19 gola dhe dha 16 asistime me ‘minatorët’.
Ivan Rakitic
Nuk e nisi në akademi, pasi edhi nga Basel, por shumë i ri. Ai ishte 19 vjeç kur, në vitin 2007, bëri debutimin e tij në Bundesliga.
Me Schalke ai luajti 135 ndeshje, shënoi 16 gola dhe shpërndau 29 asistime para se të bashkohej me Sevillën për 18 milionë euro. /Telegrafi/