LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u në Ditën Botërore të Mësuesit thotë se nuk gjeti arsye për festë

SBASHK-u në Ditën Botërore të Mësuesit thotë se nuk gjeti arsye për festë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në Ditën Botërore të Mësuesit ka thënë se mësuesi në Kosovë, në 5 tetorin e këtij viti nuk gjeti arsye për festë.

“Pagat e kolegëve të tyre në shtetet e rajonit shënuan rritje të dukshme e mësuesi në Kosovë mbeti duke u përballur me sfidat e kohës e me përpjekjet për të lidhur fillimin e muajit me fundin. Madje, më keq se kjo mësuesi në Viti nuk mori fare as atë pagën, që është më e ulta krahasuar me shtetet e rajonit, dhe u desht që përfaqësuesit e  tyre të dalin para Qeverisë në ditën e 4 tetorit, pikërisht para ditës botërore të mësuesit, jo për të festuar por për të kërkuar, tani jo rritje page, po pagën e muajit shtator”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Tutje theksohet se mësuesi në Kosovë ende është pa rritje page, pa Kontratë Kolektive të arsimit e pa shumë kërkesa të realizuara e nën presion se ajo që i ndodhi mësuesit në Viti mund t’u ndodh në muajin e ardhshëm edhe mësuesve në shumë komuna të tjera.


“Mësuesi në Kosovë është mësuar me sfida e me telashe pa fajin e tyre, por me dinjitet kanë festuar 7 Marsin – ditën kombëtare të mësuesit.E kujtojnë edhe ditën botërore bashkë me 11 milionë kolege e kolegë në Evropë dhe me 32 milionë kolege e kolegë në tërë botën nga të cilët kanë pasur dhe kanë mbështetjen e tyre. E kjo mbështetje u erdhi para dy ditëve edhe një herë nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës”, thuhet tutje në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Lajme
Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kalo në kategori