Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar sot lidhur me deklaratat e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila një ditë më parë tha se kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate.
SBASHK-u në një reagim për media thekson se në vend që të merret sinqerisht me kërkesat që zëshëm ia thanë kryetarët dhe udhëheqësit sindikalë, që nga çerdhet e deri në universitete, në protestën madhështore të 4 dhjetorit, ministrja Nagvci, del me deklarata duke u munduar të dezinformojë e duke thënë gjëra krejt të pavërteta.
“Nuk janë të vërteta ato që thotë Ministrja Nagavci… Tenton ta mashtrojë opinionin se, nuk paska munguar asnjëherë dialogu me SBASHK -un, por e vërteta është se i kemi dërguar shumë kërkesa për takime dhe, duke dhënë arsyetime se qenka shumë e angazhuar, nuk ka gjetur kohë për dy vite me radhë të takohej me përfaqësuesit e SBASHK-ut, e për të dëgjuar kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit, e për t’u angazhuar që t’i realizojë ato.
Pra, Ministrja nuk po e thotë të vërtetën. E vërteta është se, me fajin e saj nuk ka pasur fare dialog”, tha ai.
Sipas SBASHK-ut, as lidhur me pagat, Ministrja nuk po e thotë të vërtetën, por po mundohet të dezinformojë opinionin.
“Në vitin 2024, me ngritjen që Ministri Murati i bëri vlerës së koeficientit, ndodhi ngritja ironike e nënçmuese e pagës për punëtorët në Arsimin Parauniversitar prej vetëm 28 euro. Para Qeverisë Kurti, pagat në sektorin e arsimit në Kosovë ishin, bile, të njëjta a të përafërta me të punësuarit në këtë sektor në Shqipëri, Maqedoni apo në Mal të Zi, kurse tani realiteti është i dhembshëm.
Pagat e punëtorëve të arsimit në Shqipëri, janë për qindra euro më të larta se pagat e punëtorëve të arsimit në Kosovë. Pra, edhe për pagat, Nagavci nuk e tha të vërtetën.
Nagavci nuk e tha të vërtetën as për Kontratën e Re Kolektive të Arsimit dhe për të krijuar mjegull, e me qëllim të keq, e përziente Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi me Kontratën Kolektive të sektorëve”, thuhet ndër të tjera në reagim.
“Marrëveshja kolektive mungon, sepse kolegu i Nagavcit, Ministri Murati, si armik i përbetuar i dialogut dhe sindikatave, ka paralizuar Këshillin Ekonomik Social, pra e ka bërë jo-funksional. Nagavci e di se Kontratat Kolektive parashihen me Ligjin e punës dhe nuk ka të bëjë Këshilli Ekonomik Social me to, por negociohen e nënshkruhen nga sindikatat, si SBASHK, sindikata e policisë, ajo e shëndetësisë, apo ajo e administratës me ministritë gjegjëse.
Nuk e thotë Nagavci të vërtetën as për kërkesën tonë lidhur me Kontratën Kolektive. SBASHK që nga greva e 1 majit, ka kërkuar të nisin bisedat për Kontratën e Re Kolektive të Arsimit dhe me 2 tetor, e kemi dorëzuar Draftin e kësaj kontrate në MASHTI, dhe më 3 tetor një ekzemplar, ashtu si kërkoi
Ministrja, ia kemi dërguar në adresën elektronike. Në maj dhe në muajt vijues, as në tetor nuk ishte kohë fushate zgjedhore, dhe po të donte Nagavci, në fillim të nëntorit do të përfundonin negociatat dhe do të nënshkruhej Kontrata e Re Kolektive e Arsimit, por duke qenë kundër Kontratës, Ministrja është kundër punëtorëve të arsimit.
Ministre, ne do të reagojmë me argumente sa herë që provon të plasosh dezinformata”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler