LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u: Greva në arsim do të fillojë më 13 prill

SBASHK-u: Greva në arsim do të fillojë më 13 prill

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojë të mbahet proces i rregullt mësimor, ndërkaq greva në arsim do të jetë nga 13 prilli.

Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj.

“Nesër nuk do të ketë grevë, me rezolutën që e ka nxjerr Kongresi më 24 shkurt greva është paraparë të mbahet nga 13 prilli e tutje”, ka thënë Jasharaj.


Ai ka theksuar se presin që prej të martës e deri më 13 prill të kenë takime dhe që Qeveria të reflektojë duke e parë seriozitetin e situatës.

“Greva do të nisë më 13 prill dhe ajo do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e SBASHK-ut dhe derisa të realizohet kërkesa sublime e jona e që është që Qeveria e Kosovës të debatojë dhe të japë dritën e gjelbër për ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta dhe ta dërgojë në Parlament”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori