Maurizio Sarri ka pranuar se Juventusi është i detyruar të zhvillojë një lojë, që në fakt i shkon për shtati kundërshtarit të tyre, Lyon, në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër pësoi me rezultat 1-0 në përballjen e parë, prandaj të premten mbrëma duhet të shënojë gola, në mënyrë që të shpresojë për të vazhduar në çerekfinale.
“Kemi nevojë për një performancë të shkëlqyer, kjo është e qartë. Lyoni është zhvilluar dhe është bërë më solid prej se po luan me tre mbrojtës, luan me densitet në mesfushë dhe ritëm në kundërsulm”.
“Duke marrë në konsideratë rezultatin e ndeshjes së parë, jemi të detyruar të zhvillojmë një ndeshje që i përshtate shumë qasjes së tyre të kundërsulmit. Memphis Depay është një lojtar i rëndësishëm që është kthyer, prandaj është shumë vështirë, megjithatë gjithçka është shumë e hapur”.
“Është e pamundur të luajmë pa presion nesër (e premte), prandaj kemi nevojë për mprehtësi që është lehtësisht ndryshe”, ka deklaruar Sarri.
Sa i përket mundësisë së kthimit të Paulo Dybalas, trajneri ka thënë se është akoma në dorën e mjekëve dhe vendimi do të merret mëngjesin e të premtes. /Telegrafi/