Sanremo: Njё yll i pornos del lakuriqe nё skenё

Derisa drejtuesi Paolo Bonolis po intervistonte themeluesin dhe pronarin e magazinës “Playboy”, Hugh Hefner, ylli i pornos Laura Perego ishte ngjitur nё skenё e zhveshur.
Perego duket derisa bisedon me drejtuesin e emisionit
Gjatё momentit krejtësisht tё paparashikuar, Bonolis ishte munduar tё ruajë qetësinё, ndёrkohё qё dy agjentë tё sigurisë e kanë nxjerrë “tё paftuarën” nga skena.
Me trupin e pikturuar si tigër, aktorja tha se kjo ishte njё protestë kundër veshjesh sё veshjeve tё lëkurës.
Ylli i pornografisë duke u nxjerrё jashtë nga sigurimi
Mё vonë ishte kuptuar se aktorja kishte hyrë nё sallën e teatrit “Ariston” me njё biletë tё rregullt, kishte zbritur nga galeria gjatë njё pauze publicitare pёr t'u ngjitur e pёr t'u zhveshur mё pas nё skenё. Asnjёri nuk ёshtё munduar ta ndalojё, sepse vajza dukej pjesё e skenarit, pёr shkak tё temёs sё intervistёs qё po zhvillohej. /TCH/





























































