Gjatë “Ditës së Zhvilluesve” në Kongresin Botëror Mobil, Samsung ja debutuar me aplikacionin e ri Wallet, të cilin fillimisht do ta lansojë në platformën mobile të Google, Android.
Shërbimi i ngjashëm me atë të Apple Passbook, Samsung ëallet do tu mundësojë përdoruesve të ruajnë kuponët, biletat apo kartelat e tyre të anëtarësimit në një vend të vetëm.
Wallet tashmë përfshin zinxhirë të rëndëishëm të kompanive globale, si Hotels.com, Lufthansa, Expedia, Walgreens, Belly, Major League Baseball, apo edhe faqen e rëndësishme të biletave si Booking.com.
Partnerët e kompanisë do të mund të përdorin API-në e Wallet për të pranuar përditësime në kohë reale për ndryshimet në bileta, apo pikët e regjistrimit, si dhe shërbimet tjera si njoftimet për lokacionet e tyre që vijnë direkt në telefon.
API e Samsung Wallet fillimisht është ne versionin Beta, ndërsa aplikacioni do të shfaqet në publik gjatë muajit maj të këtij viti, thuhet sipas njoftimit zyrtar të Samsung. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
Nvidia po e blen DeepMap, kompaninë autonome të zhvillimit të hartave
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova
Galaxy A5 dhe A7 (2018) vijnë me Infinity Display dhe skaner të gishtërinjve
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?