LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S5 me procesor 64-bit, kamerë me 16MP…

Samsung Galaxy S5 me procesor 64-bit, kamerë me 16MP…

Modeli më i ri i linjës më të famshme të telefonave të mençur mobil në sistemin operativ Android, Samsung Galaxy S5 thuhet se do të debutojë në treg në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa përveç kësaj informate, për këtë model tani duket se kanë rrjedhur edhe informacione tjera të rëndësishme.

Në kohën kur Apple kishte prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit, iPhone 5S me procesorin me 64-bit, reagimi i Samsung ishte i menjëhershëm pasi lideri botëror i telefonave mobil kishte thënë se telefonat e saj të ardhshëm do të vijnë me procesorin me 64-bit.

Tani një raport i ri medial thotë se Samsung Galaxy S5 do të jetë i pajisur me procesorin Samsung Exynos 6 me arkitekturë 14nm me mbështetje 64-bitëshe.

Përveç procesorit të fuqishëm, Galaxy S5 do të përfshijë edhe konfigurimin e ARM’së big.LITTLE octa-core me bërthamat e Cortex A-53 dhe A57.


Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S5 përfshijnë edhe versionin e fundit të Android, 4.4 Kit Kat, kamerën e pasme me 16 mega-piksel e cila do të jetë e njëjtë me atë që aktualisht përdoret në Samsung Galaxy S4 Zoom.

Pritjet janë që Samsung ta prezantojë gjeneratën e pestë të telefonit Samsung Galaxy S5 në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa debutimi i telefonit në tregun ndërkombëtar pritet të bëhet në shkurt të 2014-tës. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Teknologji
iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

iPhone, pajisja revolucionare që ndryshoi mënyrën se si jetojmë dhe punojmë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Kalo në kategori