Sampdoria ka kaluar në epërsi ndaj Interit me rezultat 1-0.
Goli erdhi në minutën e 44 nga Fabio Quagliarella, pas një vendosje jo të mirë të mbrojtësve të Interit.
Vlen të theksohet se mysafirët kishin tre shanse të mira për të shënuar para golit të Sampdorias. /Telegrafi/