LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Samitin e Ukrainës në Tiranë, ku pritet të marr pjesë edhe Zelensky

Osmani në Samitin e Ukrainës në Tiranë, ku pritet të marr pjesë edhe Zelensky

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e Ukrainës, i cili do të mbahet më 28 shkurt në Tiranë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt”, tha Kupina.


Në këtë samit si dhe për herë të parë në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria qëndron përkrah me Ukrainën, shtet që për pothuajse dy vjet po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

Rama tha se Shqipëria, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, edhe Ukraina ka të drejtën të jetojë si shtet i barabartë.

Mbajtjen e këtij samiti, Rama e njoftoi më 22 janar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkup, pasi mori pjesë në një konferencë për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor me ndihmën e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori