LAJMI I FUNDIT:

Salvini e Di Maio vendosin këtë të dielë për qeverinë

Salvini e Di Maio vendosin këtë të dielë për qeverinë

Kur italianët shkuan në zgjedhje në fillim të marsit, mesazhi ishte i qartë dhe i fortë: Është koha që partitë që kanë dominuar që nga fillimvitet ’90 të dalin nga skena politike.

Mbi 50 për qind e zgjedhësve mbështetën dy partitë e ardhura nga jashtë atij që mund të quhet “establishment”, “Lëvizjen 5 yjet” dhe “Lega Nord”-in e ekstremit të djathtë.

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet, këto dy parti janë në prag të krijimit të një qeverie koalicioni, që mund të shkëputet ndjeshëm nga politikat centriste të mëhershme.


Matteo Salvini, udhëheqës i “Lega Nord”, dhe homologu i tij i “5 yjeve”, Luigi di Maio, duket se kanë ravijëzuar një marrëveshje që mund të publikohet shpejt.

Salvini dhe Di Maio, një dyshe disi e çuditshme, kanë kaluar pjesën më të madhe të dy muajve të shkuar duke shkëmbyer fyerje, por tani po punojnë për të hartuar një dokument politik dhe pritet të informojnë presidentin Mattarella më vonë gjatë ditës.

Di Maio ka thënë se hapa të konsiderueshëm përpara janë ndërmarrë për një program politik, me akordime në çështje të vështira si ligjet mbi emigracionin, reformën e pensionit, taksën e sheshtë dhe të ardhurat bazë universale.

Por, sidoqoftë, mbetet e paqartë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë. Mes emrave të përmendur nga shtypi italian janë edhe zv.kryetari i “Lega Nord”, Giancarlo Giorgetti; drejtuesi i kompanisë që ndërton anije, “Fincantieri”, Giampiero Massolo; ish-shef i shërbimit sekret; si dhe Elisabetta Belloni, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Jashtme.

Në çdo rast, kandidati do të jetë dikush që do të mbajë parasysh paralajmërimin e Mattarellës, të enjten, kundër çdo distancimi të mundshëm nga Evropa. “Lëvizja 5 yjet” e ka zbutur qëndrimin e saj mbi BE-në, duke thënë se do të donte të hapte diskutime mbi disa marrëveshje dhe jo ta tërhiqte Italinë, ndërsa Salvini ka thënë se do të mbrojë Italinë brenda bllokut. Nëse edhe ky rast do të lëshohet nga duart, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. /Top Channel /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Kalo në kategori