Sallatë e shpejtë me mish pule dhe arra: Shtesë e shkëlqyeshme për tryezë solemne!

Këtë sallatë do ta përgatisin perfekt edhe amvisat më të papërvojë
Përbërësit:
- 1 copë mish i bardhë;- 200 g arra të grira;- 300 ml ajkë;- 200 ml majonezë,- kripë sipas shijes;- 1 limon – lëng.
Përgatitja:
Mishin e bardhë zieni, ftoheni dhe priteni në katrorë të vegjël.
Pritni edhe arrat në pjesë të imëta.
Bashkoni me mishin e bardhë, qitni kripë, shtoni majonezën, ajkën dhe kulloni lëngun e një limoni.
Të gjitha përzieni mirë dhe lini të bashkohen përbërësit. Ftohni mirë.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































