Bayern Munich ka fituar titullin në Bundesliga në mënyrë dramatike, vetëm pasi Borussia Dortmund dështoi ta mposht Mainzin.
Bavarezët e mbyllën sezonin me 71 pikë, sa kishte edhe Dortmund dhe menjëherë ndodhën ndryshimet në klub.
Gjiganti gjerman u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe njësoj bëri edhe nga Kupa e Gjermanisë duke u konsideruar si një nga sezonet më të dështuara, pasi edhe fitimi i Bundesligas ishte i zbehtë dhe pa dominuar.
Drejtori sportiv Hasan Salihmadzic dhe drejtori i përgjithshëm Oliver Kahn u shkarkuan vetëm disa minuta pasi fituan zyrtarisht titullin.
Boshnjaku ka folur për Sport 1 pas shkarkimit, duke thënë se Bayerni është gjithçka për të.
“Kam mësuar shumë. FC Bayern është diçka e veçantë, një klub që do të jetë gjithmonë i suksesshëm. Prandaj jam shumë krenar për kohën e kaluar si drejtues”, tha Salihamidzic.
“Puna e bërë ishte shumë e mirë. Unë besoj në ekip, ata do të fitojnë Ligën e Kampionëve në vitet e ardhshme”.
“Fillimisht do të bëj pushimet, pastaj do t’i përkushohem projekteve të reja. Shpresoj që tifozë të më kujtojnë mirë”.
“Dua të them lamtumirë, sepse kështu duhet të jetë. Unë do ta kem Bayernin gjithmonë në zemrën time”, përfundoi Salihamidzic.
46-vjeçari boshnjak ka qenë pjesë e Bayernit për nëntë vite si futbollist, derisa si drejtues është që nga viti 2017. /Telegrafi/