Site icon Telegrafi

Salcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!

Ju nevojiten vetëm disa përbërës

Përbërësit:

– 6 lugë majonezë,
– 2 thelpinj hudhre,
– 2-3 kastravecë turshi,
– pak majdanoz,
– kripë,
– piper.

Përgatitja:

Në një enë qitni 6 lugë supe majonezë dhe 6 lugë ajkë të thartë. Shtoni dy-tre kastravecë të vegjël të grirë dhe majdanozin e freskët të grirë.

Shtoni dy thelpinj të shtypur hudhre dhe përzieni derisa të bëhet masë homogjene.

Qitni kripë dhe piper sipas shijes, mbuloni me folie dhe lini në frigorifer një orë.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe gjysmë luge mustardë, fletë të grira imët të qepës së re…

Salca është ideale për të gjitha llojet e mishit të pjekur dhe të zier, mishit të pulës, peshkut dhe frutave të detit.

Shijojeni! – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version