Në ditën e pestë të grumbullimit që po zhvillon kombëtarja në Austri në prag të Evropianit të Francës lojtarët përjetojnë gëzimin e parë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka festuar sot ditëlindjen jo me familjen e tij, por me 24 lojtarët e kombëtares.


Ata ia kanë sjellë atij një torte të madhe, e cila ka qenë e ndarë në pjesë për të gjithë stafin e Kombëtares.

Sadiku është ndjerë i nderuar dhe i ka falënderuar të gjithë për befasinë dhe mbështetjen që po i japin.

telegrafi sport app