Site icon Telegrafi

Sa vërtet duhet të jetë i gjatë mashkulli dhe sa femra për të pasur lidhje ideale

Hulumtuesit kanë llogaritur sa është dallimi ideal në gjatësi ndërmjet partnerëve

Sërish po përsëritet klisheja: meshkujt përgjithësisht i duan femrat shtatshkurtra, ndërkaq femrat përndizen me bandillët shtatgjatë, transmeton Telegrafi.

Sipas një hulumtimi të madh të një portali, 51 për qind e meshkujve (çdo i dyti) dëshiron partnere e cila është e gjatë midis 1,60 dhe 1,70 m.

Gjysma e femrave dëshiron mashkullin partner midis 1,80 dhe 1,90 m.

Dallimi për gjysmë koke është ideal

Dallimi më optimal në gjatësi ndërmjet partnerëve është gjysmë koke, theksojnë ekspertët. Këtë deri tani e kanë treguar shumë hulumtime.

Gjithashtu, ideale është nëse mashkulli është më i lartë rreth 10 centimetra – kështu mund ta përqafojë me delikatesë femrën dhe ta vërë kokën e saj në krahun e vet.

Shtatë për qind e femrave përndizen në meshkujt e gjatë 1,90 m

Një ngushëllim i vogël për të vetmuarit shtatgjatë: pjesa tjetër 50 për qind e të anketuarve konsideron atraktivë njerëzit jashtë atyre “masave ideale”.

Femrat deri në 1,80 m kanë shansin te 36 për qind e meshkujve, ndërsa 10 për qind i konsideron të shkëlqyeshme edhe femrat shtatgjata.

Shtatë për qind e femrave i dëshiron meshkujt më të gjatë se 1,90 m. 43 për qind e tyre nuk do të kishin asgjë kundër që në lidhje me mashkullin më shtatshkurtër se 1,80 m (ose të pavendosura).

Meshkujt e ndjeshëm të vetmuar

Meshkujt reagojnë ndjeshëm ndaj femrave të cilat janë të një gjatësie të njëjtë apo më të gjata se ata, theksojnë ekspertët.

Shumica e manekineve mbi 1,80 m nuk kanë shanse te meshkujt të cilët janë të gjatë rreth 1,75 m. /Telegrafi/

Exit mobile version