Mesazhet e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee janë edhe një konfirmim i qartë se bashkësia ndërkombëtare njeh shumicën e re parlamentare, zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi ndërsa kërkon formimin edhe të qeveris së re me Zoran Zaevin, kryeministër, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe ndërkombëtare duke vlerësuar gjithashtu dënimin e dhunës mbi deputet e zgjedhur dhe gazetarët që po raportonin nga Kuvendi, shkruan REL.
“Mendoja se nga tani ata duhet seriozisht të mendojnë për veprimet e tyre pasi tani i gjitha opinioni ndërkombëtar ka filluar një nga një të njoh ndryshime duke filluar nga zgjedhja e Talat Xhaferit për krytar të Kuvendit, por edhe mbështetjen që po i japin formimit sa më të shpejt të qeverisë së re”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Denko Melavski, ish Ministër i Punëve të Jashtme duke shtuar se OBRM-ja duhet të pranoj realitetin e ri pasi çdo kundërshtim i mëtejmë me përdorim edhe të dhunës siç ndodhi në Kuvend, mund të ketë pasoja të paparashikueshme për sigurinë dhe të ardhmen e vendit në përgjithësi.
Maleski sheh ndryshime apo zbutje të retorikës nga presidenti Ivanov pas mesazheve të qarta që mori nga zyrtari i lartë amerikan Hoyt Jee për mos bllokimin e procesit të formimit të institucioneve të reja.
“Shoh se ka disa ndryshime në qëndrimin e tij mbi krizën politike, se ai dëshiron të jetë i bindur mbi ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, se programi qeveritar nuk përmban platformën e kështu me radhë. Mendoj se ka lëvizje nga pozicionet e tij dhe se më nuk ka arsye për të mos i dhënë mandatin liderit opozitar. Pushteti duhet të dorëzohet në mënyrë paqësore, zgjidhje tjetër nuk ka”, thotë Maleski duke shtuar se edhe mesazhet e diplomatit amerikan ishin në drejtim dorëzimit të pushtetit shumicës së re parlamentare.
Pas takimit të Nikolla Gruevskit me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, nga OBRM DPMNE-ja deklaruar se nuk e njohin kryetarin e të Kuvendit, meqë sipas tyre ai është zgjedhur në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, por Albert Musliu, analist politik thotë se deklarata e diplomatit amerikan Hoyt Jee, por jo vetëm e tij tregon qartë se për bashkësinë ndërkombëtare, Talat Xhaferi është kryetar i ri i Kuvendit.
“Mesazhet e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Yee ishin shumë të qarta. Për partnerët tanë ndërkombëtar konstituimi i Kuvendit ka përfunduar. Çdo vendim që të miratojë Kuvendi është në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ndërkohë që paralajmërimet e OBRM-së se nuk do ta njohin kryeparlamentarin, se Trajko Veljanovski do të caktoj seancat, por ai vlerësoi se mund të caktojë takime vetëm të grupit të tij parlamentar, por ato nuk janë mbledhje të Kuvendit, por të një grupi të caktuar politik që nuk është e ndaluar”, thotë Musliu.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee gjatë vizitës dyditore në Shkup takoi liderët e të gjitha partive politike ndërsa dënoi dhunën mbi deputetët e LSDM-së dhe të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela duke e quajtur sulm frikacakësh.
Zyrtari i lartë nga Uashingtoni tha se “liderët politikë duhet ta kuptojnë seriozitetin e gjendjes dhe të gjejnë zgjidhje për krizën politike. Të gjejnë mënyrë që të lejojnë që shumica parlamentare të formojë Qeverinë dhe programin qeveritar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe