LAJMI I FUNDIT:

Sa më shumë kohë të shpenzoni në dush aq më të vetmuar jeni

Sa më shumë kohë të shpenzoni në dush aq më të vetmuar jeni

Rikujtoni herët e fundit kur keni bërë dush.

A keni bërë dush të gjatë apo thjesht keni hyrë e keni dalë pa harxhuar shumë kohë e ujë?

Ekspertët e universitetit Yale kanë bërë disa hulumtime dhe kanë treguar se kjo përgjigje faktikisht tregon sa të vetmuar jeni, transmeton Telegrafi.


Pas hulumtimeve me 51 studentë, ata kanë treguar se studentët që ndihen më të vetmuar bëjnë dush më të gjatë.

Sipas tyre, sa më të vetmuar që janë ndjerë studentët, aq më gjatë kanë qëndruar në dush me ujë të nxehtë.

Kjo, sipas ekspertëve, ndodh për shkak se uji i nxehtë në esencë e zëvendëson “shokun” e vërtetë dhe i largon ndjenjat e izolimit.

Vlen të ceket se vetmia mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Dhe ndonjëherë vetmia nuk ka të bëjë me numrin e miqve që një person i ka.

Disa njerëz mund të jenë të rrethuar nga plot njerëz e miq, por prapë të ndihen të vetmuar apo të çlidhur nga ta. /Telegrafi/