Klitorisi është organi i vetëm i dedikuar ekskluzivisht për stimulim seksual. Është dy herë më i madh dhe katër herë më i ndjeshëm se penisi.
A jeni tip e ndjeshme? Natyrisht se jeni. Supozohet se klitorisi juaj me decenie i nënçmuar – ai “syth turpi”, ajo “sumbull” e pakapshme” – është i fuqishëm, gjëndër e fuqishme e cila shtrihet thellë brenda në trup.
Hulumtimet më të reja tregojnë se qendra e kënaqësisë seksuale e femrës është aq shumë e mbushur me mbaresa nervore sa që penisi me ndjeshmëri përballë saj as që nuk mund të krahasohet, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Forma e klitorisit është e thjeshtë sa edhe forma e fytyrës, ndërkaq ajo ka ndikim të madh në potencialin seksual. Në qoftë se femra nuk është në gjendje të përjetojë orgazmën gjatë penetrimit vaginal, nuk do të thotë se është dashnore e paaftë, e as që bën diç të keqe, shkaku është te pozita e saktë e klitorisit. Ose “trupi” i organit është më i ndjeshëm nga koka, ose kaçulja i klitorisit nuk çilet mjaft.
Zbulimi i klitorisit
“Klitorisi është organi i vetëm i dedikuar ekskluzivisht për stimulim seksual”, sqaron dr.Braun. “Dhe derisa në trupin e femrës ka mjaft rajone të ndjeshme në ngacmime, qendra e tyre është klitorisi. Sa ndjeshmëri seksuale del nga klitorisi? Shumica e femrave do të thoshin – më tepër se 50 për qind. Shkurt, fjala është për këtë: pa stimulim të efektshëm të klitorisit femra do të ngacmohet më pak se 50 për qind”.
A është e rëndësishme madhësia?
Seksologjia, Beti Dodson, ka pozuar me një numër femrash për vizatimin e parë detaj të organeve seksuale femërore. Ajo thotë: “Kur i kemi krahasuar vizatimet, kemi parë forma të ndryshme – të filxhanit, lules, fikut, orkidesë. Pati stile të ndryshme – vagina klasike me simetri, stil baroku me rrudha dhe me perde. Kur janë tërhequr kaçularët dhe janë paraqitur klitoriset, variacionet ishin gjithashtu të mëdha, nga madhësia e një fare të vogël deri te “stolia” e gungëzuar. Largësia e klitorisit nga vrima e vaginës kishte gjithashtu variacione”. Ajo largësi ndikon esencialisht në aftësinë e femrës për të arritur orgazmën gjatë aktit seksual.
Dr. Braun thotë: “Struktura dallon nga femra në femër. Klitorisi te disa femra është më afër vaginës se sa te të tjerat. Gjatë aktit seksual kjo paraqet dallim esencial. Shikuar nga forma, nuk është i sigurt fakti se të gjitha femrat NUK janë në gjendje të përjetojnë orgazmën gjatë aktit seksual, mirëpo disa PO”.
Dr. Sonja Robertson, nga Instituti i Mjekësisë Psikoseksuale, thotë: “Forma dallon mjaft. Klitorisi është përafërsisht larg rreth 2,5 centimetra, mirëpo mund të gjendet edhe shumë më afër, mu në vrimën e vaginës. Ose, mund të jetë edhe më larg”.
Andaj, në cilën mënyrë kjo konkretisht ju godet? Në qoftë se klitorisi juaj është relativisht lart – të themi më shumë se 2,5 centimetra larg nga vagina, partneri juaj mund të “mbytet” duke e futur dhe duke e nxjerrë penisin nga vagina juaj, ndërsa ju megjithatë do të dështoni. Do të keni fat në qoftë se partneri juaj rastësisht do t’jua “prek” klitorisin. Gjasat tuaja do të jenë më të mëdha në qoftë se hipni lart dhe e përkëdhelni vetë valvulën për partnerin tuaj.
Disa femra kanë sukses në këtë mënyrë. Te disa të tjera, klitorisi gjithashtu do të mund të gjendej edhe nga ana e majtë. Siç thotë dr. Braun: “Konsiderohet se klitorisi merr ngacmime indirekte për shkak të kënaqësisë së përgjithshme dhe tendosjes së penetrimit vaginal. Mirëpo, kjo është pjesërisht e pakuptimtë”.
Dr. Braun sqaron: “Shumica e femrave ngacmohen shumë gjatë paralojës, në qoftë se klitorisi u stimulohet me gishtërinj. Mirëpo, atë po atë çast kur mashkulli kalon në penetrim, stimulimi i klitorisit me gishtërinj rëndom pushon dhe gjatë aktit seksual ai mbetet pa kontakt të përshtatshëm. Te shumë femra niveli i ngacmimit bie kur fillon akti seksual, sepse më nuk kanë kontakt me burimin e sensacionit”.
“Shumë gra” – do të thotë 70 për qind e tyre. Seksologia Shir Hajt ka biseduar me mijëra femra, dhe zbuloi: “Gjithsej rreth 30 për qind e femrave të cilat kanë marrë pjesë në këtë studim mund të arrijnë orgazëm vetëm me aktin seksual, pa stimulimin direkt manual të klitorisit”. Hajt gjithashtu ka zbuluar se shumica e pjesës tjetër, 70 për qind të femrave, kishin ndjenjën e fajësisë – besonin se do të arrinin orgazmën vetëm po të ishin në gjendje që të jenë pa ngarkesa psikike. Hajt konkludon: “Arritja e orgazmës gjatë aktit seksual është përshtatja e trupave tanë. Fare nuk është paraparë që akti seksual të stimulojë femrën deri sa të arrijë orgazmën.
“Përballë tërë kësaj, klitorisi është vepër artistike – është krijuar ekskluzivisht për përjetime të ëmbla. Siç thotë dr. Braun: “Te femrat, organ i ngacmimit seksual është ekskluzivisht ai – organi i ngacmimit. Ai nuk shërben për asgjë tjetër. Te meshkujt, ai organ është pjesë përbërëse e sistemit reproduktiv dhe urinar”.
Të gjithë fetuset fillojnë me gjininë femërore. Në javën e gjashtë apo të shtatë fetuset, të cilët do të bëhen meshkuj, fitojnë një dozë të madhe androgjeni. Ato hormone shndërrojnë atë që do të ishte sistem reproduktiv femëror në inde mashkullore dhe në sisteme të reja të cilat formojnë penisin. Ai është i njëjti ind të cilin e formon sistemi reproduktiv në vaginë. Kaçulja e klitorisit – rrudhat e lëkurës të cilat e mbulojnë atë – luajnë po të njëjtin rol si edhe lëkura në penis. Dhe, femrat ngacmohen në të njëjtën mënyrë sikur edhe meshkujt.
Ereksioni i femrës
“Ndonëse strukturat janë të ndryshme, procesi i ngacmimeve seksuale fiziologjikisht është i njëjtë”, thotë dr Braun. Pasoja momentale e dëshirës është rrymimi i gjakut nëpër trup. Te meshkujt gjaku mbyllet në inde sfungjerore të penisit, ndërsa te femrat shkon në inde rreth vaginës dhe klitorisit. Klitorisi rritet në të njëjtën mënyrë sikur edhe penisi. Fillon ereksioni. Në këtë mënyrë klitorisi shkakton lagien – lëngu kalon nëpër membranë të murit të vaginës, si pasojë e rrjedhjes së enëve të gjakut”. Klitorisi gjatë stimulimit rritet rreth 30 për qind.
Dr. Alen Rajli, konsultant i mjekësinë seksuale, sqaron më tej: “Klitorisi arrin ereksionin gjatë stimulimit seksual në të njëjtën mënyrë sikur edhe penisi. Klitorisi, pra, fillon të rritet dhe maja e tij paraqitet ndërmjet rrudhave të “labit”. Kaçulja forcohet dhe tërhiqet dhe kështu paraqitet maja e klitorisit.”
Njiheni qendrën tuaj të kënaqësisë
A përjetoni orgazëm apo jo, varet nga lloji i ngacmimeve të cilat ju janë të nevojshme – ndërsa nevojat tona janë tejet të ndryshme. Disa nuk e dëshirojnë përkëdheljen, më tepër u përshtatet një tendosje e përmbajtur. Disave u është shumë më i ndjeshëm trupi i klitorisit se sa maja e tij. Ndërkaq, lagështia, qoftë nga ngacmimi, lubrifikantet apo seksi oral, për shumë femra ka rëndësi të dorës së parë. Në qoftë se nuk arrini atë lloj ngacmimi i cili ju është i nevojshëm, madje pikërisht aty ku më së shumti ju nevojitet, orgazma nuk është e mundshme.
Ndjeshmëria oscilon varësisht nga java e muajit. Dr. Rajli thotë: “Te shumë femra me afrimin e menstruacioneve enët e gjakut në mitë janë stërmbushur me gjak. Nëse ngritën në këmbë, ai gjak mund të depërtojë deri në klitoris. Ndjenja është e ngjashme sikur në fazat e para të ngacmimit seksual”.
Në qoftë se me vështirësi përjetoni orgazmën, eksperimentoni drejtpërdrejt para menstruacioneve. Meqenëse i tërë rajoni i gjenitaleve është i mbështjellë me mbaresa të shumta nervore të klitorisit, ndoshta do t’ju stimulojë fërkimi në ereksionin e partnerit tuaj. Dr. Braun këshillon edhe përdorimin e vibratorit.
Vajzat me kaçule
Ndërkohë, dr. Alen Rajli këshillon që të njihemi me kaçulen e klitorisit tuaj. Ekspertët nuk janë të sigurt se a ndikojnë madhësia dhe trashësia e tij në aftësinë tonë që të përjetojmë orgazmën – qoftë nëpërmjet aktit vaginal apo ndryshe – mirëpo gjykuar sipas asaj që tashmë dimë, kjo është e sigurt. “Në qoftë se femra është me kaçule të madha nëpër të cilin klitorisi kurrë nuk është dukur, megjithatë mund të pranojë ngacmim adekuat nëpërmjet trupit të klitorisit. Ekzistojnë çrregullime të cilat quhen adezion, kur kapulaça është ngjitur për klitoris, ashtu që nuk mund të duket maja. Te disa femra kjo zvogëlon ndjeshmërinë”, thotë dr. Rajli.
Në qoftë se arrini të përjetoni orgazmën gjatë penetrimit, do të jetë e mrekullueshme. Në qoftë se arrini klimaks me anë të masturbimit, me seks oral apo manual, kjo gjithashtu është e mrekullueshme. Është e sigurt që të gjitha duhet të ndjejmë një gjë – e ajo është forca.
Çka më ngacmon…
Femrat zbulojnë se çfarë shkakton kënaqësinë më të madhe seksuale
“Kur bëjmë dashuri, apo kur unë jam sipër dhe ai më përkëdhel klitorisin me gisht, të cilin e ka lagur me pështymë, apo kur ai është lart, ndërsa unë e përkëdhel vetë klitorisin. Me pak fat dhe me vetëpërmbajtje të mjaftueshme të partnerit, mund të arrijmë orgazëm të mrekullueshëm që të dytë”. (Lori, 32)
* “Kënaqem kur partneri më lëpin fuqishëm klitorisin me lëvizje të gjuhës dhe pastaj kur ngacmohem mirë, më thith klitorisin derisa të përjetoj orgazmën. Mrekulli!” (Maria, 28)
* “Më parë kurrë nuk kam qenë në gjendje të përjetoj orgazmën kur partneri im është mbi mua – më vonë kam përdorur vibratorët. Në qoftë se e mbaj afër meje – jo mu në klitoris, por anash – shumë lehtë mund të përjetoj orgazmën edhe gjatë aktit seksual, aq më parë kur ai më merr nga prapa”. (Trëndelina, 26)
“Nuk mund të paramendoj që të përjetoj orgazmën në çfarëdo pozite, pos kur jam sipër. Më duhet patjetër të kontrolloj lëvizjet, të përshtat këndin si duhet – mbështetem me tërë fuqinë në të, gjoks më gjoks. Shpesh herë vetëm fërkohem për ereksionin e tij – ashtu është më lehtë”. (Leandra, 29)
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Mësoni të puthni për t’ju mbajtur në mend!
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje