LAJMI I FUNDIT:

Sa ka kushtuar ura e madhe e Kukësit e cila ka harkun më të lartë në Evropë

Sa ka kushtuar ura e madhe e Kukësit e cila ka harkun më të lartë në Evropë

Ditët e fundit është publikuar pamja e urës së Kukësit, e cila po ndërtohet në Rrugën e Kombit për të shmangur një kthesë 90 gradëshe në hyrjen në Kukës.

Ndërtimi i kësaj ure që është 320 metra i gjatë, 270 metra pa asnjë këmbë, e gjitha e varur.

Ura ka harkun më të lartë në Evropë, bëhet fjalë për urën me hark, jo ura më e madhe në Evropë.


Pra, ka harkun e salduar më të madh në Evropë që është përshtatur për erërat dhe për çdo gjë tjetër. Është një investim prej 35 milionë Eurosh i “Kastrati Group”, i cili pritet ta vendosë atë në punë në fillim të kësaj vere.

E veçanta e urës është se është një urë që rrëshket, noton në liqen, derisa vendoset në anën përballë. 5 mijë e 300 tonë çelik janë dashur për projektin e urës, vetëm për kontruksionin e saj. Është vepra më e madhe e këtij lloji në Shqipëri, ura me harkun më të lartë në Evropë, 67 metra e lartë.

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, ka parë nga afër punimet që po kryhen për urën më të madhe të Kukësit.

Spartak, sa kohë ke që punon me urën?

Spartak Tumani, administrator i AHC: Ura ka 3 vite e pak që është në proces ndërtimi, fillimisht në 2020-ën kemi marrë pjesë në projektin, kemi zgjedhur kompaninë projektuese. Zgjodhëm këtë formë për 2 arsye kryesore: E para, që kjo është vepra më e madhe që kemi ne si koncesionarë në punimet tona kapitale dhe donte që t’i jepje formën dhe madhësinë e duhur dhe tjetra është që kemi poshtë një liqen që ka nivele të ndryshueshme të ujit dhe nuk menaxhohet dot prej nesh dhe kjo e bën të domosdoshëm që të punosh jashtë nivelit të ujit.

Sa ka kushtuar si urë?

Spartak Tumani, administrator i AHC: Aktualisht jemi në nivelin e 33-35 milionë Eurove, bashkë me shtresat e punimeve që kanë dalë gjatë rrugës.

Kur mbaron?

Spartak Tumani, administrator i AHC: Nënkontraktorët tanë po punojnë me dy turne, 24 orë dhe pretendojmë që në këtë verë, rruga do të jetë e hapur për trafikun.

A është kjo një ndër punët më të vështira që keni bërë?

Spartak Tumani, administrator i AHC: Kjo ka edhe diçka tjetër që krahas vështirësisë së punës, kjo urë për inxhinierët dhe për ne që kemi punuar është një shkollë më vehte.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri shqiptar: Kishte tendenca për destabilizim në zonën kufitare të Kosovës

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

​Aleanca trepalëshe ushtarake, reagon MPJD: Kosova nuk frikësohet nga kërcënimet e Serbisë

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori