Seksualiteti është një nga karakteristikat themelore dhe më brilante të qenieve njerëzore. Seksualiteti na bёnё që tё kemi tërheqje nё mes njëri-tjetrit. Për fat të keq, përveç ndenjës së kënaqësisë që na sjell, rritet edhe rreziku që marrëdhëniet seksuale mbartin me të vete.
Dr. sci. Izet Sadiku
Infektolog
tel. 044 124 029
Rreziku nga sëmundjet seksualisht tё transmetueshme
SST (sëmundjet seksualisht të transmetueshme) nganjëherë quhen si infeksione seksualisht të transmetueshme, pasi vjen deri te transmetimi i një organizmi infektiv midis partnerëve seksualë.
Sëmundjet seksualisht tё transmetueshme ose sëmundjet venerike dhe shkaktarët e tyre, sot po përhapen me shpejtësi tё “zjarrit nё pyje” dhe duhet ndёrmarrё masa pёr parandalimin e tyre.
Epidemiologjia
Nё Kosovё nuk ka statistika tё sakta pёr numrin e personave me sёmundje seksualisht tё trasnmetueshme, por nё SHBA ka 65 milion pacient tё cilёt vuajnё nga sёmundjet seksualisht tё transmetueshme dhe çdo vit infektohen rreth 19 milion njerëz nga SST. Duke ditur se ky numёr i pacientёve me kёto sёmundje paraqet rreth 20% tё qytetarёve (por ky nymёr ёshtё shumё mё iu lartё nё popullsinë seksualisht aktive) atёherё nё Kosovё mund tё ketё diku rreth 400.000 njerёz me sёmundje seksualisht tё transmetueshme.
Rrezikut mё tё madh nga kёto sёmundje i ekpozohen moshat nga 16-26 vjeç, pastaj ndёrrimi i shpeshtë i partnerёve, rritja e pёrdorimit tё drogave dhe alkoolit tё cilat e zëvogёlojnё pёrdorimin e masave mbrojtёse para marrëdhёnieve seksuale dhe duke ditur qё Kosova ka popullsinë me moshёn mё tё re, kёto sёmundje bёhen problem edhe mё i madh pёr vendin tonё.
Sёmundjet seksualisht tё transmetueshme
Janё identifikuar mё shumё se 20 sёmundje seksualisht tё transmetueshme. Informatat dhe njohuritë rreth këtyre sëmundjeve janё mёnyra mё e mirё pёr ta mbrojtur veten dhe tё tjerёt nga rreziqe qё sjellin kёto sёmundje.
Problemet shëndetësore dhe pasojat afatgjata të SST-ve kanë tendencë të jenë më të rënda për gratë sesa për meshkujt. Disa sëmundje ngjitëse mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të pelvikut, të cilat mund të shkaktojnë absces tubular ovarian. Abscesi, nga ana tjetër, mund të çojë në dëmtim i organeve riprodhuese, të cilat mund të rezultojnë me një shtatzëni ektopike (një shtatzëni jashtë mitrës), infertilitet ose madje edhe vdekje për një grua.
Infeksioni me papillomavirusin njerëzor (infeksioni HPV), është një shkak i njohur si shkaktar i kancerit të qafës së mitrës.
Shumë sëmundje ngjitëse seksuale mund të barten nga nëna e infektuar tek foshnja e saj para, gjatë ose menjëherë pas lindjes.
Për shkak se rruga e infektimit është e ngjashme me të gjitha sëmundjet ngjitëse seksuale, një person shpesh merr më shumë se një mikroorganizëm patogjen në të njëjtën kohë. Për shembull, shumë njerëz (rreth 50%) janë infektuar me dy shkaktarë të sëmundjes, gonorrea dhe klamidia.
Po pёrmendim disa nga sёmundjet mё tё shpeshta seksualisht tё transmetueshme siç janё: Klamidia Mikoplazma (mikoplazma hominis dhe mikoplazma genitalium), Ureaplazma (ureaplazma urelyticum dhe ureaplasma parvum), Kondillomet (lythat gjenitale), Herpesi gjenital, Infeksionet e kanaleve urinare qё nuk bёjnё pjesё nё sёmundjet seksualisht tё transmetueshme por mund të barten si pasojë e infeksioneve seksualisht tё transmetueshme, gonoreja, sifilisi (triponema palludum,) HIV/AIDS, Hepatit B dhe C, pediculosis pubis etj.
Sёmundjet seksualisht tё transmetueshme te meshkujt
Sёmundjet seksulisht tё transmetueshme te meshkujt janё njёsoj tё pёrhapura si te femrat. Shpesh mendohet se ekzistojnё sёmundjet seksualishtё tё transmtueshme tё meshkujve dhe femrave, por nё fakt ato janё tё njёjtat sёmundje, sepse bakteriet dhe viruset qё i shkaktojnё janё tё njёjta, por simptomet e infeksioneve seksualisht tё transmetueshme te meshkujt dallojnё nga simptomat e infeksioneve seksualisht tё transmetueshme te femrat.
Mund tё pёrhapen me rrugё seksuale; me puthje, me marrëdhënie seksuale orale(seksi oral), vagjinale dhe anale si dhe duke përdorur lodra të përbashkëta për seks.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme te femrat
Sëmundja seksualisht të transemtueshme te femrat transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale, duke përfshirë seksin vagjinal, seksin anal dhe seksin oral dhe përdorimi i lodrave të përbashkëta për seks me partnerin.
Për femra është karakteristike që simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme mund të dallojnë nga simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme te meshkujt, si dhe mund të ndodhë që të mos kenë simptoma fare.
Siç kemi sqaruar tashmë, nuk ka sëmundje seksualisht të transmetueshme të meshkujve dhe femrave, sepse ato shkaktohen nga të njëjtat baktere dhe viruse, vetëm simptomat mund të dallojnë.
Simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmeteueshme
Nëse dëshironi të dini se cilat simptoma janë indikatorë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ose infeksionit seksualisht të transmetueshëm, po paraqesim një listë të shkurtër dhe mjaft të efektshme që mund të verifikoni, para se të vizitoni doktorin ose klinikën tuaj.
Këto janë simptomat më të zakonshme të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme:
▪ A keni sekrecion të shtuar dhe erë të papërshtatshëm nga gjenitalet tuaja?
▪ A keni ndonjë problem në formë lythi, puçërr ose ndryshim tjetër në regjionin e gjenitaleve?
▪ A keni dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale?
▪ A keni gjakderdhje gjatë marrëdhënieve seksuale?
▪ A e keni dhimbje në stomak?
▪ A keni vërejtur ndonjë diçka të pazakonshme ose të papërshkrueshme?
▪ A është urina juaj e turbullt apo ka erë të rendë?
▪ A keni djegësi gjatë urinimit?
Nëse keni ndonjërën nga simptomat e lartpërmendura, menjëherë lajmërohuni te mjeku. Shumica e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme mjekohen sidomos nëse fillohet sa me herët trajtimi i tyre. Edhe sëmundjet e rënda mjekohen nëse fillon trajtimi i hershëm i tyre, kështu që duhet sa më parë të lajmëroheni te mjeku për fillimin e trajtimit.
Pothuajse çdo sëmundje seksualisht e transmetueshme, bartet përmes lëngjeve të trupit dhe prekjes së mukozës, gjatë marrëdhënieve seksuale, si pasojë e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura edhe kur bëhet fjalë për seksin oral ose anal. Disa nga sëmundjet mund të transmetohen dhe kontakti më i thjeshtë me lëkurën e infektuar (dhe jo vetëm përmes lëngjeve trupore) si përshmbull herpesi ose lythat gjenitale (virusi HPV), dhe në këto sëmundje kondomi shpesh nuk është mbrojtje e mjaftueshme.
Simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme mund të mungojnë me muaj apo edhe vite. E vetmja mënyrë e sigurt për të ditur nëse jeni i infektuar me ndonjë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme është të vizitoni mjekun dhe të bëni testet e nevojshme.
Si diagnostikohen sëmundjet e transmetuara seksualisht
Disa sëmundje ngjitëse mund të diagnostikohen pa ndonjë analizë fare (për shembull, morra pubike). SST të tjera kërkojnë një test gjaku ose një mostër të ndonjë lëngu të pazakontë (të tilla si marrja e sekretit jonormal nga vagjina ose penisi për gonorre ose klamidia) që do të analizohen në një laborator për të ndihmuar në vendosjen e një diagnoze.
Trajtimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
Siç kemi thënë, shumica dërmuese e sëmundjeve mjekohen në mënyrë të suksesshme. Pra, mos e humbni shpresën, ka një mori mundësish për trajtimin e sëmundjeve që janë në dispozicion tuaj. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është vizita te mjeku.
Sëmundje veneriane, si klamidia dhe gonorrea mund të shërohen me sukses duke përdorur antibiotikë të ndryshëm. Në anën tjetër, mikroorganizmat që shkaktojnë lythat gjenitale, apo herpes (HSV) infeksionet, shkaktari mbetet i pranishëm në trupin e një individi, por mund të kontrollohet me ndihmën e barnave të ndryshme dhe preparateve mjekësore.
Shkaktari i AIDS-it (HIV), ose hepatiti, mund të kontrollohen pjesërisht. Nëse jeni të diagnostikuar me HIV/AIDS apo hepatit, është e nevojshme për të ndjekur këshillat e mjekëve, duke marrë ilaçe dhe duhet ta merrni terapinë e përshkruar nga mjeku.
Çfarë duhet të presësh nga mjeku kur dyshoni për një SST?
Kur ju vizitoni një mjek, duhet të jeni i sinqertë dhe të tregoni atij çdo gjë që ju mundon dhe ankesat që keni, që mjeku të jetë në gjendje për t’ju ndihmuar maksimalisht dhe t’ju kushtoj vëmendje për çdo gjë që ju ndjeni.
Bërja e një testi për të përcaktuar nëse ju jeni të infektuar me një prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, mund të jetë i rëndë për ju, kështu që merrni vendim sa më shpejt dhe drejtohuni te mjeku, sepse kjo është absolutisht vetëm në interesin tuaj dhe për të mirën tuaj.
Kur të lajmëroheni tek mjeku juaj, ai me siguri do t’ju pyesë pse mendoni se jeni i infektuar. Ndoshta mund të ju marrë një mostër e urinës për testim ose të rekomandojë një test të gjakut, do t’ju ekzaminoj për të pare nëse ju keni ënjtje, puçrra ose skuqje të lëkurës, ose mund të ju propozojë për të bërë një Pap test dhe ndoshta duhet bërë një kontroll të anusit (hapja anale).
Në shumicën e rasteve, mjeku do të ketë një ide shumë të sigurt se për cilën sëmundje bëhet fjalë edhe para se rezultatet janë të gatshëm, ndërsa për sëmundje të caktuara seksualisht të transmetueshme, sidomos kur është fjala për AIDS apo Hepatitit B ose Hepatitin C, mund të jetë e nevojshme disa ditë ose javë deri sa të merrni rezultatin e testeve tuaja, dhe mund të nevojiten teste shtesë përpara se të vendoset diagnoza juaj përfundimtare.
Është në dorën tuaj që të jeni të sigurt që nuk keni ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe kështu mbroni veten dhe partnerin tuaj.
Si mund të parandalojmë sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST)?
Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet seksuale është shmangia e kontaktit seksual me të tjerët. Nëse njerëzit vendosin të bëhen seksualisht aktivë, ata mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të STD në këto mënyra:
Praktikoni seks të sigurt ose mos ndërroni partnerët.
Të fillojnë marrëdhëniet seksuale në moshë të pjekur sepse të rinjtë kur bëhen seksualisht aktiv, aq më i lartë është rreziku për SST. Rreziku gjithashtu rritet me rritjen e numrit të partnerëve seksualë.
Përdorni me korrektësi dhe vazhdimësi një prezervativ të mashkullit për të mbrojtur kundër SST-ve, si dhe për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar, është provuar të jetë joefektiv për parandalimin e sëmundjeve. Mos u mbështet në të. Përveç kësaj, prezervativi është vetëm rreth 90% efektiv në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Keni kontrolle të rregullta mjekësore edhe nëse nuk keni simptoma të SST.
Mësoni simptomat e SST.
Vaksinat kundër HPV dhe hepatitit B janë në dispozicion dhe efektive.
Cila është prognozë për sëmundjet e transmetuara seksualisht (SST)?
Shumica e SST mund të shërohen me trajtim.
Përveç shqetësimit të infeksionit, disa sëmundje seksualisht të transmetueshme mund të shkaktojnë probleme të tjera më serioze dhe afatgjata, duke përfshirë infertilitetin dhe problemet tek të porsalindurit të infektuar nga nënat e tyre gjatë shtatzënisë, siç janë verbëria, deformimet e kockave, paaftësitë zhvillimore dhe rrallëherë vdekja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian