LAJMI I FUNDIT:

Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën siç duam, të shqetësuar për tensionet në Ballkan

Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën siç duam, të shqetësuar për tensionet në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë sot para mediave në Bruksel, se është i vetëdijshëm për tensionet aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu përmendi edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin u shpreh se nuk po ecën siç do të donin ata.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se dialogu i Prishtinës me Beogradin i lehtësuar nga BE-ja nuk po ecën përpara siç do të donim, dialog të cilin ne e mbështesim”, tha Rutte.


Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar edhe për tensionet në Bosnje e Hercegovinë dhe përpjekjet për ta ndarë shoqërinë në këtë shtet.

“Sigurisht që jemi të shqetësuar për tensionet që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnje e Hercegovinës. Padyshim do të jetë në agjendë dhe të jemi të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, tha sekretari i NATO-s

Ai e vlerësoi takimin e kancelarit Olaf Scholz me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Gjermania po bënë përpjekje që vendet e Ballkanit ti ofroj më afër BE-së dhe NATO-s, ato të cilat nuk janë pjesë e Aleancës Veriatlantike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori