Rusia sfidon botën: Përgatit Kupën e Botës për kombëtaret që dështuan të kualifikohen?

E përjashtuar nga garat ndërkombëtare, Rusia po kërkon të ushtrojë presion ndaj FIFA-s që të heqë sanksionet aktuale kundër saj, duke marrë parasysh organizimin e një turneu alternativ për kombëtaret që nuk marrin pjesë në Kupën e Botës.
Ideja e propozuar parashikon një turne me 8 deri në 12 kombëtare, me të gjitha ndeshjet që do të zhvilloheshin në territorin rus.
Nëse projekti merr dritën jeshile, pjesëmarrësit potencialë mund të jenë:
Rusi (nikoqirja)
Kinë
Kameruni
Nigeri
Serbi
Kili
Greqi
Peru
Venezuelë
🚨 𝗥𝗨𝗦𝗦𝗜𝗔 𝗣𝗟𝗔𝗡𝗦 𝗧𝗢 𝗛𝗢𝗦𝗧 𝗔𝗡 𝗔𝗟𝗧𝗘𝗥𝗡𝗔𝗧𝗜𝗩𝗘 𝗪𝗢𝗥𝗟𝗗 𝗖𝗨𝗣 𝗙𝗢𝗥 𝗡𝗢𝗡-𝗤𝗨𝗔𝗟𝗜𝗙𝗜𝗘𝗗 𝗡𝗔𝗧𝗜𝗢𝗡𝗦! 🇷🇺🏆🤯
▪️ Excluded from international competitions, Russia is looking to put pressure on FIFA to lift existing sanctions.
The proposed… pic.twitter.com/9UTmoLqGff
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 24, 2025
Për momentin, ideja mbetet vetëm në fazën e planifikimit dhe asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Nëse realizohet, turneu pritet të shkaktojë debat të gjerë në futbollin ndërkombëtar dhe në strukturat drejtuese të FIFA-s./Telegrafi

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































