Rubio përshkruan tre faza të operacionit për Venezuelën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zbuluar tre fazat kryesore të planit të SHBA-së për Venezuelën.
Ai ka deklaruar se këto hapa do ta çojnë vendin e Amerikës së Jugut drejt stabilitetit dhe normalitetit ekonomik.
Sipas Rubios, faza e parë është ajo e stabilizimit, ku Shtëpia e Bardhë po bashkëpunon me autoritetet për të siguruar një “treg për shitjen” e naftës venezuelase, që do të përfitojnë si SHBA ashtu edhe vetë Venezuela, raporton skynews.
Faza e dytë, sipas tij, është rimëkëmbja ekonomike, ku paratë do të shkojnë në dobi të qytetarëve dhe do të nisë një proces pajtimi brenda vendit. Rubio nuk dha detaje të hollësishme për mënyrën se si do të zhvillohet ky proces.
Faza e tretë parashikon kalimin në operacione normale, duke kthyer Venezuelën në një “vend normal” dhe duke krijuar marrëdhënie të forta ekonomike dhe diplomatike midis dy vendeve. Sekretari i Shtetit shtoi se kjo do të parandalojë që armiqtë e Uashingtonit të kenë ndonjë “themeli” në vend, ndërsa Venezuela do të mbështesë interesat e SHBA-së.
Ndryshe, presidenti i venezuelas, Nicolas Maduro, u kap më 3 janar 2026 gjatë një operacioni të forcuar ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.
Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje, Maduro dhe gruaja e tij u arrestuan dhe u dërguan më pas në New York për t’u përballur me akuza për trafik droge dhe “narko‑terrorizëm”. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

















































