Site icon Telegrafi

Rrugës për në palestër – Rita Ora mahnit me një tjetër paraqitje pa sytjena në kotumin e ngushtë

Rita Ora bëri që të gjithë ta kthejne kokën të premten (2 qershor) teksa po shkonte për një tjetër stërvitje në Sydney.

Këngëtarja kishte veshur një kostum të ngushtë, që i linte vend shumë pak imagjinatës gjatë rrugës për në palestër.

Kjo tregoi këngëtaren britanike me këmbë të tonifikuara dhe bark të sheshtë.

Foto: Media-Mode

Ylli 32-vjeçar zbuloi bukurinë e saj natyrale tërësisht pa grim dhe me flokë kaçurrela.

Lexo po ashtu Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Ajo kishte vënë një kapelë blu bejsbolli, aksesorë si dhe një çantë nga Camilla and Marc.

Foto: Media-Mode

Bukuroshja nga Kosova së fundmi realizoi një fotosesion me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, për ‘Vogue Australia’.

Foto: Media-Mode

Ata kanë folur edhe për marrëdhënien e tyre, martesën si dhe sekretin e një jete të lumtur.

Të njëjtit u martuan fshehurazi gjatë vitit që lamë pas në një ceremoni intime. /Telegrafi/

Foto: Vogue

 

Foto: Vogue
Exit mobile version