Për shumë njerëz, kjo tingëllon si një përrallë.

Por për disa që jetojnë në bregdetin verilindor të Anglisë - kjo nuk është një përrallë, por e vetmja rrugë që lidh me 'Ishullin e Shenjtë'.


Shtegu i Lindisfarne përpihet nga deti i veriut dy herë në ditë dhe në pjesë të caktuara të ditës - mund të mos jeni në gjendje të dalloni se ku ndodhet.

Sigurisht që është magjike - por është shumë e rrezikshme.

"Lindisfarne Causeway është ndryshe nga çdo rrugë tjetër në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse planifikoni të ngisni atë, gjithmonë kontrolloni më parë orarin zyrtar të zbaticës - mos u mbështetni te navigatorët satelitorë. Deti hyn shpejt dhe sapo uji fillon të mbulojë rrugën, është tashmë tepër vonë”, thanë ekspertët.

Meqenëse Ishulli i Shenjtë ka kaq shumë histori dhe bukuri - shumë njerëz vrapojnë drejt mundësisë për ta vizituar dhe ajo rrugë është e vetmja mënyrë. /Telegrafi/