LAJMI I FUNDIT:

Rruga më e rrezikshme për në Evropë

Rruga më e rrezikshme për në Evropë

Në korrik të këtij viti, diku në hapësirën e Mesdheut qendror, një ekip i Mjekëve pa Kufij merr një telefonatë për një fatkeqësi. Motori i një varke të vogël që transportonte azilkërkuesit nga Libia, ishte prishur dhe anija po fundosej në ujë.

Këto janë skenat e para dramatike të “Rrugës së pasigurt” – dokumentar i ditores “The Guardian” me regji nga Ed Ou – por ato janë gjithashtu momentet e para në garën kundër kohës që përsërit veten në detin që ndan Evropën nga Afrika.

Nëse roja bregdetare libiane arrin në varkë përpara ekuipazhit të shpëtimit, refugjatët do të dërgohen në qendrat e paraburgimit libian, nën kërcënimin e armëve. Dhe, nëse as Mjekët pa Kufij e as libianët nuk arrijnë në anije, jetët tjera mund të humbin në këtë varrezë gjigante të ujit që tashmë ka marrë me vete mijëra azilkërkues: më shumë se 1 300 kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun qendror vetëm gjatë këtij viti.


Në anën tjetër, Evropa jo vetëm që ka mbyllë njërin sy për këtë tmerr, por e ka bërë shpëtimin e këtyre njerëzve dhe të shpëtimtarëve gjithnjë e më të ndërlikuar.

Për më shumë, shikojeni dokumentarin. /Telegrafi/