Site icon Telegrafi

“Rrufeja goditi aeroplanin” që po fluturonte nga Teksasi në Gjermani, pas kësaj bëri ulje emergjente – shtatë pasagjerë përfunduan në spital

Shtatë persona u shtruan në spital pasi një aeroplan që po fluturonte nga Teksasi në Gjermani bëri një ulje të tmerrshme urgjente në Uashington, DC – pasi fluturimit nëpër turbulenca të mëdha.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi 469 i Lufthansa, i cili zakonisht fluturon midis Austin dhe Frankfurt, bëri një ulje të paplanifikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Uashingtonit Dulles të mërkurën mbrëma.

Kompania tha se ishte shkaktuar nga “turbulenca e ajrit, e cila mund të ndodhë papritur pa ndonjë fenomen të dukshëm të motit apo paralajmërim”.

Aeroplani thuhet se ishte në rreth 11 mijë metra lartësi nga toka kur u përball me turbulencat dhe se po fluturonte mbi Tennessee në atë kohë.

Rreth orës 20:21, aeroplani filloi të bjerë në lartësi, sipas gjurmuesit online të fluturimeve FlightAware.

Aeroplani zbriti papritur mijëra metra përpara se të “nivelohej” në rreth 7 mijë metra lartësi mbi tokë për pjesën tjetër të fluturimit.

Sipas “foxbusiness.com”, një dëshmitar ka thënë se rrufeja goditi aeroplanin dhe ai bëri një ulje të menjëhershme prej rreth 300 metrash, përcjell Telegrafi.

Dëshmitarët thanë se një person kishte gjakderdhje pas rënies dhe më vonë u zbrit në një karrige me rrota.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se aeroplani u ul pa incidente në orën 21:10 në Washington Dulles.

FAA gjithashtu konfirmoi se ata po hetonin shkakun e uljes emergjente.

Ndërkohë raportohet se të paktën shtatë pasagjerë u trajtuan në spitalet lokale për lëndime të lehta, konfirmoi Lufthansa.

Kompania pagoi për akomodimin gjatë natës për pjesën tjetër të pasagjerëve në Uashington dhe u kërkoi falje udhëtarëve për ‘shqetësimin’. /Telegrafi/

Exit mobile version