Ka kaluar kohë prej herës së fundit kur Samsung përditësoi linjën e buxhetit të ulët Galaxy Tab A. Sipas një rrjedhjeje të re, një model i ri i Tab A7 është afër lansimit.

Rrjedhja ofron pamje të dizajnit jo edhe aq tërheqës të tabletit. Sinqerisht duket si një imazh i ripërdorur i modelit 10.4” Galaxy Tab A7 të vitit 2020, si nga prapa ashtu edhe përpara.


Në fakt, Samsung mund të jetë duke i ripërdorur disa nga pjesët, dhe ashtu siç pajisja paraardhëse e vitit 2020, Tab A7 i ri thuhet se do të ketë ekran LCD me madhësi prej 10.4 inç me rezolucion prej 1200x2000 piksel, një kamerë kryesore prej 8MP dhe kamerë të përparme me 5MP, dhe gjithashtu edhe bateri me kapacitet prej 7,040. Të gjitha këto specifika janë në zhvillim e sipër.

Një nga gjërat që thuhet se do të ndryshojë në modelin e ri është çipi kryesor. Tableti i ri thuhet se do të ketë të pajisur një çip UNISOC T618, i prodhuar duke përdorur procesin FinFET, me dy bërdhama ARM Cortex-A75 me shpejtësi prej 2.0GHz dhe me 6 bërthama tjera Cortex-A55 të cilat gjithashtu kanë shpejtësi prej 2.0GHz, një GPU Mali G52MP2 dhe lidhje opsionale LTE.

Kjo e zëvendëson çipin Snapdragon 662 i cili ishte i vendosur në modelin Tab A7 2020, gjë që mund të duket si një degradim varësisht pikëpamjes tuaj. Tab A7 2022 i ri thuhet se do të ketë 3GB ram memorie dhe hapësirë prej 32GB.

Gjëja tjetër pozitive është se Galaxy Tab A7 i ri 2022 mund të dal në treg me çmim më të ulët se paraardhësi i tij. Burimi i GSM Arena sugjeron se çmimi fillestar i saj mund të jetë 199 euro. /Telegrafi/