LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i personave me diabet në Kumanovë

Rritet numri i personave me diabet në Kumanovë

Rritet numri i të sëmurëve nga diabeti në Kumanovë, njoftuan sot mjekët kompetentë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës. Sipas të dhënave të Qendrës së Diabetit në Kumanovë, aktualisht në Komunën e Kumanovës janë 4232 pacientë me diabet, në Likovë 729 dhe në Komunën e Staro Nagoriçanit 136, kryesisht femra.

“Organizojmë leksione, tribuna, matje të sheqerit në gjak. Motoja e këtij viti është “Diabeti dhe mirëqenia e përgjithshme” dhe për ne është veçanërisht e rëndësishme që t’i kushtojmë vëmendje jo vetëm vlerës së sheqerit në gjak, por edhe shëndetit të përgjithshëm të pacientëve, si fizik ashtu edhe mendor”, tha Marija Bajdevska-Spirkovska, udhëheqëse e Qendrës për diabet në Kumanovë.

Diabeti po merr vrull, një në dhjetë njerëz në botë ka diabet dhe një në dy është pacient i padiagnostikuar.


Sipas statistikave zyrtare, numri i personave me prediabet (gjendje me vlera të larta kufitare) është në rritje. Punonjësit e shëndetësisë apelojnë qytetarët që t’i kushtojnë vëmendje kësaj situate kur pacientët kanë nivele të larta të sheqerit, por nuk janë në kufij të lartë dhe ekzaminimet në kohë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ta.

Për të parandaluar këtë gjendje, përveç një diete të shëndetshme, është e rëndësishme edhe reduktimi i peshës trupore, aktiviteti fizik i përditshëm, qoftë edhe vetëm 30 minuta ecje dhe shmangia e cigares.

“Jemi një klimë ku konsumohet shumë mish, bukë, produkte, patate, oriz. Ne nuk mund të ndryshojmë zakonet, por mund të ndryshojmë sasitë. Është e rëndësishme të pini ujë, të hani fruta për ëmbëlsirë dhe aktivitet fizik”, tha Bajdevska Spirkovska, specialiste interne-diabetologe.

Komplikimet nga diabeti zhvillohen gradualisht, thonë ekspertët, dhe nëse nuk trajtohen në kohë mund të jenë serioze, ndonjëherë edhe fatale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori