LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i naftës në Shqipëri, vendimi i Bordit nuk bëhet publik siç ndodhë kur ka ulje

Rritet çmimi i naftës në Shqipëri, vendimi i Bordit nuk bëhet publik siç ndodhë kur ka ulje

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur gjatë ditës së martë në pikat me pakicë të tregtimit të karburantit. Një litër naftë po tregtohet me 221 lekë [1.78 euro] për litër, nga 203 lekë [1.6 euro] për litër që ishte më parë.

Ndërsa, një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë [1.7 euro], nga 206 lekë [1.66 euro] për litër që ishte më parë.

Ndryshimi i çmimeve erdhi pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, i cili fikson çmimet që prej tre javës dhe rishikon periodikisht nivelin e tyre në bazë të ecurisë së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.


Gjithsesi, vendimi i Bordit nuk u bë publik, ndryshe nga rastet e mëparshme, kur rishikimi kishte qenë në ulje. Kjo është hera e parë që bordi vendos rritjen që nga krijimi i tij.

Në bursa, nafta tregtohej të martën në mëngjes në 118 dollarë për fuçi, në rritje nga niveli më i ulët i muajit prej pak nën 100 dollarë rreth një javë më parë. Përshkallëzimi i konfliktit Rusi-Ukrainë dhe shqetësimet për furnizimin me naftë po e shtrenjtojnë arin e zi në bursa.

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë [2 euro] për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, raporton Monitor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori