Pas protestave dhe negociatave të shumta është arritur marrëveshje për ngritjen e rrogave për shumë kategori punonjësish në Gjermani. Ato janë rritur për 8 për qind.
Herët në mëngjesin e ditës së diel, sindikata Verdi ka rënë dakord me propozimin për rritjen e rrogave. Rreth një milionë punonjës të sektorit publik në 15 lande të Gjermanisë do të kenë rroga më të larta prej 8 për qind dhe më së paku 240 euro bruto më shumë, nëse kjo përqindje nuk e arrin këtë shifër. Rritja e rrogës do të bëhet gradualisht brenda tri viteve të ardhshme. Marrëveshja ka evituar valën e re të grevave në kopshte për fëmijë, në shkolla dhe në fusha të tjera në sektorit publik. Por këto masa nuk vlejnë për landin Hessen, ku gjendet edhe qyteti i pasur Frankfurt mbi Majnë. Ky land ka dalë nga Komisioni i Landeve para 15 vitesh dhe ai zhvillon negociata të ndara me sindikatat.
Kryenegociatori i landeve gjermane, senatori i Berlinit, Mathias Kolatz, thotë se rritja më e re e rrogave do të kushtojë për landet rreth 7.3 miliardë euro më shumë, por landet do ta përballojnë më lehtë këtë rritje, për shkak se ajo do të jetë graduale dhe jo e përnjëhershme, shkruan DW.
Kolatz pohon se punonjësit në këtë mënyrë do të marrin një pjesë të tortës nga zhvillimi i mirë ekonomik në Gjermani, në vitet e fundit, por edhe nga paratë e mbledhura prej tatimeve. Nga marrëveshja duhet të përfitojnë rreth 2.3 milionë punonjës të shërbimeve publike dhe ish-punonjës të cilët tani janë në pension.
Kreu i sindikatave Franz Bsirske, tha se kjo është “marrëveshja më e mirë e mundshme me landet, e arritur në disa vitet e fundit”. Ai pohon se kjo është një marrëveshje e mirë për punonjësit, por edhe për të gjithë qytetarët, sepse në spitale, në shërbimet e emergjencës, zjarrfikësve dhe në shërbimet tjera do të ketë më shumë para.
Bsirske pohon se kjo është edhe një “ngritje spektakolare e imazhit të këtyre profesioneve”, sepse kohët e fundit shumë prej këtyre profesioneve po përballen me mungesë serioze të fuqisë punëtore, për shkak të rrogave të ulëta. Gjendja më e rëndë është në shërbimin e përkujdesjes për të moshuarit, ku kërkohet fuqi punëtore edhe nga vendet e tjera, shkruan DW.
Krahas rritjes së përqindjes, parashikohet që rroga bazë e punonjësve në shërbimin e përkujdesjes të rritet për të paktën 120 euro (neto) në muaj, e mësuesve për 105 euro, ndërsa e praktikantëve për 50 euro. Ekspertët mendojnë se kjo rritje ka të bëjë në radhë të parë me përpjekjet e autoriteteve për të shtuar atraktivitetin e këtyre profesioneve, sepse Gjermania po përballet me mungesë shumë serioze të fuqisë punëtore në disa shërbime publike. Vetëm në shkolla mungojnë aktualisht rreth 40 mijw mësues. Në këtë fushë flet për domosdoshmërinë e rritjes edhe më të madhe të rrogave, me qëllim që shkollat të jenë konkurrente me rrogat në sektorin privat. /Deutsche Welle/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë