Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me çmime më të larta për 2.5 denarë sa i përket benzinës dhe 1.5 denarë për litër sa i përket dizelit. Kështu vendosi në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimet e reja të derivateve:


EuroSuper BS 98 do të shitet, 72,00 denarë për litër
EuroSuper BS 95 do të shitet, 69.50
Dizel do të shitet, 64.00 denarë për litër

Derivatet cmime 23.09.2019