LAJMI I FUNDIT:

Rriten me 30% çmimet për pushuesit në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive

Rriten me 30% çmimet për pushuesit në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive

Në Vlorë duket se sezoni veror nuk ka nisur ende, pasi vihet re një fluks i paktë i turistëve vendas dhe të huaj.

Euronews Albania raporton nga Vlora se janë të paktë turistët e huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë qytet bregdetar.

Sipas kjo, kjo është konfirmuar edhe nga operatorët turistikë, të cilët shprehen se fluksi është shumë i paktë sesa vitet e kaluara.


Lufta në Ukrainë, pasiguria e krijuar tek qytetarët, por edhe pandemia në fakt duket se ende nuk e kanë çliruar turistin e huaj që të zgjedhje Shqipërinë për të pushuar.

Ndërkohë çmimet janë rritur me 20 deri në 30% si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

Kjo është një tjetër arsye që i bën turistët të hezitojnë.

Polakët dhe kosovarët janë turistët që më së shumti po frekuentojnë plazhet e jugut të Shqipërisë, por pritjet janë të vogla.

Megjithatë raportohet se ka edhe prenotime nga ukrainasit pavarësisht luftës.

Kujtojmë viteve të kaluara pushuesit nga Ukraina kanë qenë frekuentues të rregullt të plazheve të jugut.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Lajme
“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Lajme
Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë, temperatura deri 20 gradë Celsius

Parashikimi i motit për fundjavë, temperatura deri 20 gradë Celsius

Lajme
Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Drejtësi
Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Siguri
Kalo në kategori