LAJMI I FUNDIT:

Rreth 47% e vrasjeve së grave kryhen nga anëtari i familjes ose partneri

Rreth 47% e vrasjeve së grave kryhen nga anëtari i familjes ose partneri

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe kjo mund të jetë fatale. Rreth 47% e të gjitha vrasjeve të grave janë kryer nga anëtari i familjes ose partneri intim.

Këtë vit, “16 ditë aktivitete kundër dhunës ndaj gruas”, Kosova do t’i bashkëngjitet me aktivitete vetëdijesuese me  tre fushata botërore, të cilat luftojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave.


Fushata e “Kordelja e bardhë”, e cila simbolizon një zotim personal nga ana e meshkujve se asnjëherë nuk do të keqtrajtojnë dhe nuk do të heshtin dhunën ndaj grave.

Fushata “Stepup” nga  VAWE, e cila promovon të drejtat e grave të mbijetuara të dhunës dhe fëmijët e tyre për të pranuar mbështetje dhe mbrojtje në gjithë Evropën.

Fushata “Ngjyrose botën portokalli”, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për  “T’i dhënë fund dhunës ndaj grave” për një të ardhme më të mirë, më të ndritshme dhe optimiste.

Motoja e kësaj fushate është “burrat e vërtetë nuk i rrahin gratë” dhe theksi i aktiviteteve të fushatës  se këtij viti do të jetë angazhimi i komunitetit dhe individit, si dhe ngritja e vetëdijes nëpërmjet avokimit “derë më derë”, e jo vetëm në ndërtesat qeveritare dhe në qytete por edhe në fshatra, rrugë, dyqane, biznese, shkolla, biblioteka dhe tregje.

“Të gjithë kanë një rol për të luajtur në komunitetin e tyre: burrat, djemtë, udhëheqësit fetarë, politikanët, pronarët e dyqaneve, mësuesit, shërbyesit civil, mjeket, policët etj. Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve nuk mund të tolerohen, sidomos në një shoqëri si e jona, që familjen e sheh si një bërthamë të shenjtë”, thuhet në komunikatën e Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori