Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, thotë se shumica e të zhvendosurve janë gjeorgjianë.

Të premten shënohet përvjetori i fillimit të luftimeve ruse-gjeorgjiane. Ato përfunduan me mundjen nga forcat ruse të forcave gjeorgjiane që kishin dërguar trupat në rajonin e Osetisë Jugore, i cili kërkon shkëputje nga Gjeorgjia.

Shumica e aktiviteteve përkujtimore do të zhvillohen në Gori, ku u zhvilluan dhe luftimet më të ashpra vitin e kaluar. /bbc/