Rreth 3 mijë raste me coronavirus sot, Dreshaj i AAK-së i kërkon qeverisë të veprojë e të mos jep urdhra

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës po dështon në menaxhimin e situatës me virusin COVID-19.
Ky reagim i Dreshajt vie pas publikimit të raportit nga ana e IKShP-së, ku nga testimet e bëra vetëm sot afër 3 mijë qytetarë rezultuan pozitiv, shumuca me variantin Omicron.
Dreshaj, në një postim në Fcebook, theksoi se këto shifra janë alarmante si dhe i kërkoi qeverisë që të ndërhyjë sa më parë në përmirësimin e kësaj situate. Sipas tij, për këtë situatë AAK e kishte paralajmëruar qeverinë edhe në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak ditësh.
Postimi i plotë i Dreshajt:
“Sot, nga 11,863 testime, 2,943 rezultuan pozitiv, si dhe kemi 12,396 raste aktive. Kjo situatë, me këto shifra brengosëse, e futë Kosovën në listën e vendeve më të rrezikuara nga varianti i ri i Covid-19, Omicron, si dhe bëri që Gjermania ta futë Kosovën në grupin e vendeve me rrezik të lartë.
Të nderuar, kjo shifër është alarmante. Për këtë kemi alarmuar edhe më heret, duke paralajmëruar për një situatë të tillë edhe në konferencën për shtyp të fundit të mbajtur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përkundër rekomandimeve tona si ekspertë të fushës, që qeveria të jetë më agjile për implementimin e masave parandaluese në terren (masa si: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës, dhe dezinfektimi I duarve), gjë që nuk u implementua në praktikë, ose fare pak, sot ballafaqohemi me shifrat më të mëdha të pozitivitetit të të testuarve për Covid-19, dhe qeveria rekomandon masa shtesë në kufizim qarkullimi dhe në sektorin e gastronomisë.
Si mund të vlerësohen masat standarde të parandalimit si të pamjaftueshme, përderisa këto masa as që janë implementuar në përditshmëri. Pandemia nuk menaxhohet me urdhëra, me letra, me fjalë, por menaxhohet me vepra duke I implementuar masat që rekomandohen nga ana e grupit të ekspertëve. Veprimin e fundit të qeverisë, në reduktim të orarit të gastronomisë dhe me orën policore duke filluar nga ora 22:00, nuk e shohim frytdhënëse e as veprim të qëlluar nëse nuk implementohen masat standarde të parandalimit.
Ndaj i bëjmë apel popullatës që të vaksionohet në mënyrë masive. I bëjmë apel qeverisë dhe mediave që të promovojnë vaksionimin si masë e vetme e dëshmuar në parandalimin e pandemisë. Ju bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë mbajtjen e maskës, respektimin e distancës, dhe dezinfektimin e duarve.
Nëse këto masa nuk respektohen, situata rrezikon të eskalojë edhe më tepër!”, (sic.) ka shkruar Dreshaj.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të premten, më 21 janar, janë regjistruar 2,943 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 11,563 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 25.45 për qind. Në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 317 persona janë shëruar derisa 12,396 persona janë ende aktivë në coronavirus.
Sa i përket vaksinimit, autoritetet kanë administruar edhe 4,467 doza të reja të vaksinës kundër coronavirusit. Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799,939 persona apo rreth 44 për qind.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.
Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.
Qeveria e Kosovës pritet të miratojë masa të reja për luftim të pandemisë së coronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi