Nga rrëshqitja e dheut që filloi në një vend të largët në provincën Yunnan në jugperëndim të Kinës, kanë mbetur të ngujuar 47 persona, ndërsa më shumë se 200 u evakuuan urgjentisht.

Për momentin nuk ka asnjë lajm për persona të vdekur apo të lënduar dhe nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëshqitjen e sotme, dhe nga videot shihet se bora ka mbuluar tokën dhe po vazhdon të bjerë, transmeton Telegrafi.


2 35

Drama ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Liangshiu në provincën kineze Dzengsiong, raporton agjencia kineze e lajmeve Sinhua duke shtuar se 18 shtëpi janë mbuluar nga dheu.

3 24

“Mbi 200 banorë janë evakuuar me urgjencë, 10 ekskavatorë, 33 kamionë zjarrfikës dhe mbi 200 pjesëtarë të ekipit të shpëtimit janë duke marrë pjesë në aksionin e shpëtimit”, u tha ndër tjera.

4 23

Pamjet e publikuar në rrjetin social kinez Dujin, shfaqet fshati malor i mbuluar me borë si dhe shtëpitë që janë mbuluar pjesërisht nga dheu që rrëshqiti. /Telegrafi/